Shtyhet për herë të katërt gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri

Nga Exit News
Shtyhet për herë të katërt gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri

Shtyhet për herë të katërt seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri e ish-drejtorit të Policisë Vlorë Jaeld Çela.

Trupa e përbërë nga gjykatëset Albana Boksi, Nure Dreni dhe Nertina Kosova vendosën shtyrjen e seancës pasi kjo çështje nuk është urgjente dhe mund të shtyhet për në një moment të dytë – duke qenë se gjykata po punon vetëm për çështjet urgjente për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në seancë nuk mori pjesë asnjë prej të akuzuarve dhe as avokatët mbrojtës të tyre. Ende nuk ka një datë për seancën e radhës.

Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për  shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.
Ai u dënua me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.

Ky vendim u apelua si nga prokuroria e cila kishte kërkuar 12 vite burg, ashtu dhe nga ish-ministri i cili kërkon pafajësinë.

Vendimi i gjykatës u cilësua nga Ambasada Amerikane si shkurajues.

Ish-ministri ka kontraktuar një kompani amerikane për të lobuar SHBA për të tërhequr deklaratat publike të personelit të ambasadës në Shqipëri, me pretendimin se ato mund të kenë ndikuar vendimin e autoriteteve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>