Shtyhet për herë të pestë gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri

Nga Exit News
Shtyhet për herë të pestë gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri

Shtyhet për herë të pestë seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Trupa e përbërë nga gjykatëset Albana Boksi, Nure Dreni dhe Nertina Kosova vendosën shtyrjen e seancës për dy arsye:

  • mos njoftimin në kohë të ish-ministrit Tahiri për seancën – për shkak të pandemisë, gjykata duhet të njoftojë palët në mënyrë elektronike dhe gjykata nuk ka marrë konfirmim se Tahiri është vënë në dijeni për seancën;
  • trupa kërkon kohë për tu njohur me aktin normative, të miratuar në 27 maj, i cili i hap rrugë zhvillimit të seancave gjyqsore, pas më shumë se dy muaj bllokim për shkak të pandemisë.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 11 qershor.

Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për  shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.
Ai u dënua me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.

Ky vendim u apelua si nga prokuroria e cila kishte kërkuar 12 vite burg, ashtu dhe nga ish-ministri i cili kërkon pafajësinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>