Gjyqi ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Lllalla do të vazhdojë në shtator. Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për herë të tretë seancën ndaj tij për të njejtën arsye, mungesa e avokatit.
Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator. Gjykata vendosi të caktojë një avokat tjetër duke qenë se avokati i zgjedhur nga Llalla ka munguar tre herë.
Në seancën e kaluar Apeli i Posaçëm vendosi edhe gjobitjen e avokatit mbrojtës të Lallës, Sokol Hazizajt me 20 mijë lekë për mosparaqitje.
Llalla u dënua nga GJKKO, me 2 vjet burg dhe sekuestrim të pronave për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.