Shtyhet për herë të tretë seanca gjyqësore ndaj Adriatik Llallës

Nga Exit News
Shtyhet për herë të tretë seanca gjyqësore ndaj Adriatik Llallës

Gjyqi ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Lllalla do të vazhdojë në shtator. Gjykata e Posaçme e Apelit  shtyu për herë të tretë seancën ndaj tij për të njejtën arsye, mungesa e avokatit.

Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator. Gjykata vendosi të caktojë një avokat tjetër duke qenë se avokati i zgjedhur nga Llalla ka munguar tre herë.

Në seancën e kaluar Apeli i Posaçëm vendosi edhe gjobitjen e avokatit mbrojtës të Lallës, Sokol Hazizajt me 20 mijë lekë për mosparaqitje.

Llalla u dënua nga GJKKO, me 2 vjet burg dhe sekuestrim të pronave për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>