Shtyhet për në 27 gusht vendimi për sekuestrimin e pronave të Ylli Ndroqit

Nga Exit News
Shtyhet për në 27 gusht vendimi për sekuestrimin e pronave të Ylli Ndroqit

Gjykata e Apelit ka shtyrë për në 27 gusht vendimin për heqjen e sekuestros nga pronat e Ylli Ndroqit.

Avokati i tij deklaroi se Ylli Ndroqi nuk ishte dënuar asnjëherë në Itali.

“Vendimi i masës së arrestit është lëshuar në Milano 2006, është shfuqizuar në 2010. Me vendim të shfuqizuar në 2010 se si mund të arrestohet një person në 2015 vetëm ata që e kanë shkruar, vetëm ata e dinë”, tha ai për median.

Ndërsa për pasuritë e Ndroqit, ai tha se ato janë të “ligjshme, kemi kërkuar shfyqizimin e vendimit të shkallës së parë, i demostruar provat, pjesa më e madhe janë të financuar nga bankat, nga aktiviteti tregtar. Është 100% pasuri e ligjshme dhe asnjë burim parash të dyshimta, me prova jo e jo”.

Më 7 gusht, avokatët e Ylli Ndroqit apeluan të premten vendimin e gjykatës së posaçme për sekuestrimin e pasurive.

Prokuroria ka hetuar për 18 muaj pronarin e Ora News Ylli Ndroqin. Hetimet u kryen në bashkëpunim me policitë e vendeve të huaja “me qëllim sigurimin e provave për burimin e të ardhurave për përfitimin e pasurive”, njofton policia e shtetit, ditën e martë.

Gjithashtu, Policia njoftoi se “sekuestroi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi”, pas urdhërit të gjykatës.

Pasuritë e sekuestruara janë 11 kompani biznesi, 12 pasuri të paluatjshme, dhe 2 makina.

Kompanitë e sekuestruara po administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>