Seanca e planifikuar për të enjeten për Arbër Çekajn, u shty për shkak mungonte avokati mbrojtës Maksa Haxhia.
Kjo është e 12 herë që seanca shtyhet. Më 13 korrik seanca u shty për shkak se një gjyqtar në Gjykatën e Posaçme u infektua me Covid-19. Me 5 korrik, gjykata shtyu seancën sërish për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Cekaj, Maks Haxhia.
Ndërsa Armando Pezaku, shoferi i kamionit, për ët cilin prokuroria kërkoi mbi 8 vjet burg, ka vazhduar seancën dhe ka kërkuar pafajsinë, sipas Balkanweb.
Arbër Çekaj dhe dy të arrestuarit e tjerë akuzohen për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, në shkurt 2018.
Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania më 19 shtator 2019 dhe doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda më 21 shtator. Gjykata konfirmoi masën e arrestit ‘arrest me burg’.
Menaxheri i kompanisë Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku janë arrestuar në flagrancë që në shkurt 2018, kur u kap dhe sasia e kokainës në portin e Durrësit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për Çekajn, 16 vite për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë.
Të tre të akuzuarit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndaj në rast se gjykata pranon dënimet e kërkuara nga prokuroria, të dënuarit do të vujnë vetëm 2/3 e dënimit.
Për Arbër Çekajn dënimi do të ulej në 14 vite, për Donaldo Lushajn në 10 vite e 8 muaj, ndërsa për Armando Pezakun në 6 vite e 10 muaj.