Shtyhet samiti i G7 si pasojë e koronavirusit

Nga Exit News
Shtyhet samiti i G7 si pasojë e koronavirusit

Presidenti amerikan Trump lajmëroi shtyrjen e samitit të G7, pasi kançelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk do të mund të merrte pjesë në mbledhje e G7 në qershor në SHBA.

Më 30 maj, zëdhënësi i kancelares Merkel tha në një deklaratë se Merkel “falenderon Presidentin Trump për ftesën e tij për samitin e G7 në Uashington për në fund të qershorit. Por sot, duke vlerësuar situatën e pandemisë, ajo nuk mund të udhëtojë për në Uashington”.

Në Mars, Presidenti Trump njoftoi se samiti do të mbahej online. Por ai ndryshoi planet këtë muaj duke thënë se mund të ftonte udhëheqësit e Mbreterisë së Bashkuar , Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe Japonisë në Uashington si një shenjë e kthimit në normalitet.

Samiti i G7-ës është nje organizatë ndërqeveritare ekonomike ku bëjnë pjesë 7 vendet me ekonominë më të madhe në botë: Italia, Franca, Gjermania, Japonia, SHBA-të, Mbreteria e Bashkuar dhe Kanadaja.

Ne 2018, të shtatë vendet bashkë përbënin 58 përqind të të ardhurave globale dhe më shumë se 46 për qind të prodhimit bruto të botës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>