
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për në 29 korrik.
Të premten, GJKKO vendosi edhe gjobitjen e avokatit mbrojtës të Lallës, Sokol Hazizajt me 20 mijë lekë për mungesë në seancën gjyqësore.
SPAK ka ndryshuar edhe prokurorët e çështjes. Prokurori Klodian Braho u zëvendesua me prokuroret Manjola Kajana dhe Enkelejda Millonai.
Llalla u dënua nga gjykata e shkallës së parë për korrupsion, me 2 vjet burg dhe sekuestrim të pronave.