Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 4 qershor seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmakut.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosparaqitja e avokatit mbrojtës së Kajmakut.
Kajmaku, në arrati prej 11 nëntorit, akuzohet për ‘falsikim të vulave’, ‘falsifikim të dokumentave’ dhe ‘kryerje e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.
Exit News rendit kronologjinë e çështjes Kajmaku, si një prej kryebashkiakëve të prekur nga ligji i Dekriminalizimit:
5 gusht 2019– Agim Kajmaku betohet si Kryetar i Bashkisë Vorë.
22 gusht – PD denoncoi se Kajmaku kishte fshehur një ndjekje penale për falsifikim parash në Greqi.
29 gusht – PD publikoi dokumenta që konfirmonin pretendimet.
13 shtator – Gjykata e Janinës shpall të pafajshëm Kajmakun për akuzën e falsifikimit të parave.
28 tetor – Prokuroria konfirmoi pretendimet e PD-së.
1 nëntor – KQZ shkakron Kajmakun për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.
6 nëntor – Kajmaku kallëzohet për falsifikim dokumentash në shkarkimin e ish-vartësve të tij.
11 nëntor – Prokuroria lëshon urdhër arrest për Kajmakun.
12 nëntor – Gjykata e Tiranës vendos arrest me burg në mungesë.
16 nëntor – Kajmaku apeloi vendimin dhe masën e sigurisë.
21 nëntor – Gjykata e Apelit lë në fuqi të njëjtën masë dënimi.
Prej 11 nëntorit zoti Kajmaku është në arrati, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë masën arrest me burg në mungesë. Për arrestimin e tij dështuan dhjetëra aksione policore të cilat dyshohen se u dekonspiruan.
Më 17 janar, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për ish-kryebashkiakun Kajmaku, dhe ka dërguar dosjen në gjykatë. Akuzat që rëndojnë mbi Kajmakun janë ‘falsikimi i vulave’, ‘falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘kryerja e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.