Shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun në arrati Agim Kajmaku

Nga Exit News
Shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun në arrati Agim Kajmaku

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 4 qershor seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmakut.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosparaqitja e avokatit mbrojtës së Kajmakut.

Kajmaku, në arrati prej 11 nëntorit, akuzohet për ‘falsikim të vulave’, ‘falsifikim të dokumentave’ dhe ‘kryerje e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.

Exit News rendit kronologjinë e çështjes Kajmaku, si një prej kryebashkiakëve të prekur nga ligji i Dekriminalizimit:

5 gusht 2019– Agim Kajmaku betohet si Kryetar i Bashkisë Vorë.

22 gusht – PD denoncoi se Kajmaku kishte fshehur një ndjekje penale për falsifikim parash në Greqi.

29 gusht – PD publikoi dokumenta që konfirmonin pretendimet.

13 shtator – Gjykata e Janinës shpall të pafajshëm Kajmakun për akuzën e falsifikimit të parave.

28 tetor – Prokuroria konfirmoi pretendimet e PD-së.

1 nëntor – KQZ shkakron Kajmakun për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

6 nëntor – Kajmaku kallëzohet për falsifikim dokumentash në shkarkimin e ish-vartësve të tij.

11 nëntor – Prokuroria lëshon urdhër arrest për Kajmakun.

12 nëntor – Gjykata e Tiranës vendos arrest me burg në mungesë.

16 nëntor – Kajmaku apeloi vendimin dhe masën e sigurisë.

21 nëntor – Gjykata e Apelit lë në fuqi të njëjtën masë dënimi.

Prej 11 nëntorit zoti Kajmaku është në arrati, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë masën arrest me burg në mungesë. Për arrestimin e tij dështuan dhjetëra aksione policore të cilat dyshohen se u dekonspiruan.

Më 17 janar, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për ish-kryebashkiakun Kajmaku, dhe ka dërguar dosjen në gjykatë. Akuzat që rëndojnë mbi Kajmakun janë ‘falsikimi i vulave’, ‘falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘kryerja e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>