Shullazi e Dani kallëzojnë Markun dhe Prelën për shpërdorim detyre

Nga Exit News
Shullazi e Dani kallëzojnë Markun dhe Prelën për shpërdorim detyre

Emiljano Shullazi dhe Gilmano Dani kanë kallëzuar në prokurori ish Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe ish drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela për shpërdorim detyre.

Ata akuzojnë Markun dhe Prelën se në kundërshtim me kompetencat e tyre i kanë vendosur në regjimin 41 bis (lexo këtu për më shumë informacion për këtë regjim).

“Në rastin e të dy Urdhërave të Ministrit të Drejtësisë, kërkesa dhe inicimi i procedurës është bërë nga Drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e kallzuara Donika Prela, e cila nuk e kishte kompetencën për të inicuar një procedure të tillë.

E kallzuara Donika Prela, e mbështet kërkesën e saj në Udhëzimin Nr.2, datë 24.05.2019 të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm në atë kohë, të kallzuarës Arta Marku.

E kallzuara Arta Marku, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës nga ana e saj, në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka nxjerrë Udhëzimin Nr.02, datë 24.05.2019 “ Për zbatimin e ligjit lidhur me Regjimin e Posaçëm në Burgun e Sigurisë së Lartë”

Aktualisht Prela është jashtë sistemit gjyqësor pasi u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndërkohë Arta Marku mban detyrën e prokurores së Apelit në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>