Shullazi kundërshton vendimin e ministrisë për izolimin në qeli të veçanta

Nga Exit News
Shullazi kundërshton vendimin e ministrisë për izolimin në qeli të veçanta

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi e ka quajtur izolimin e klientit të tij në qelitë e izolimit të regjimit 41-bis, ‘një show mediatik propagandistik për të mbuluar dështimin e SPAK-ut’.

Avokati Meçi akuzoi ministrinë dhe Drejtorinë e Burgjeve se kanë përzgjedhur në mënyrë selektive të burgosurit. Ai njoftoi kundërshtimin e vendimit ditën e hënë.

Dy ditë më parë, ministria e Drejtësisë njoftoi nisjen e regjitmit 41-bis në burgjet shqiptare, që do të thotë se tëburgorsit me rrezikshmëri të lartë apo që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes ose burgosjes mund të marrin një trajtim më të ashpër e të rëndë përmes këtij regjimi.

Shtatë të burgosurit e parë që iu nënshtruan këtij regjimi janë Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, të gjithë anëtarë të bandës së Shullazit, dhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>