Shumica shtyn datën e votimit të dekretit të Teatrit Kombëtar

Shumica shtyn datën e votimit të dekretit të Teatrit Kombëtar

Shumica socialiste ka shtyrë, për në një datë të pacaktuar, votimin në kuvend të dekretit të presidentit Meta për ligjin e Teatrit Kombëtar. Sipas burimeve të Exit.al, shumica socialiste e ka argumentuar këtë shtyrje afati me faktin se do t’i lërë më shumë kohë komisionit të Veprimtarive Prodhuese për të diskutuar dhe për të dëgjuar grupet e interest.

Dekreti i Teatrit ishtë parashikuar të diskutohej në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese javën e ardhshme dhe të votohej në seancën plenare të 13 shtatorit.

Gjatë kohës së diskutimit të ligjit në komisionin parlamentar, Komisioni Evropian pritet të dërgojë një raport ku analizon nëse ligji special shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, veçanërisht në lidhje me problemet e pronësisë dhe të drejtës së konkurrencës.

Ligji special i Teatrit Kombëtar, i votuar vetëm me votat e shumicës socialiste më 5 korrik, u kthye nga Presidenti Meta më 27 korrik.

Sipas njoftimit të presidencës, ligji nuk është në përputhje me parimet kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo që ka ratifikuar.

Pas diskutimit në komision, ligji duhet të kalojë për votim në Kuvend dhe miratohet me 71 vota.

Nëse miratohet sërisht, ligji special e kalon tokën publike të Teatrit Kombëtar tek kompania private Fusha shpk, për ndërtimin e teatrit të ri dhe ndërtimin e 6 kullaverreth tij, të cilat do të jenë në pronësi të kompanisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>