Kuvendi i hapi rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi rrëzoi sot dekretin e Presidentit Meta dhe la në fuqi ligjin ‘special’ për teatrin.
Dekreti u rrëzua me 74 vota të shumicës socialiste, vetëm ministri Pandeli Majko nuk mori pjesë në votim.
Dekreti kaloi fillimisht sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ku u rrëzua vetëm me votat e shumicës socialiste dhe më pas me procedurë të përshpjetuar, u fut në axhendën e punimeve të seancës plenare.
Miratimi i këtij ligji i hap rrugë prishjes së teatrit Kombëtar dhe hapjes së garës fiktive për të gjetur kompaninë që do të rizhvillojë zonën e Teatrit Kombëtar, që përfshin ndërtimin e një godine të re për teatrin dhe ndërtimi e disa kullave për interes të kompanisë private.
Ky ligj është kundërshtuar nga qytetarë e artistë, që për më shumë se 6 muaj kanë protestuar kundër shembjes së teatrit dhe grabitjes së pronës publike.
Ligji “i ndryshuar” nuk reflekton kërkesat e Presidentit Meta dhe Komisionit Evropian që lidhen me shkeljen e Kushtetutës, parimit të decentralizimit të pushtetit lokal dhe parimin e barazisë dhe konkurrueshmërisë.
Më shumë për shkeljet e ligjit special të teatrit mund të lexoni këtu.