Shumica socialiste i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, rrëzon dekretin e Metës

Shumica socialiste i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, rrëzon dekretin e Metës

Kuvendi i hapi rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi rrëzoi sot dekretin e Presidentit Meta dhe la në fuqi ligjin ‘special’ për teatrin.

Dekreti u rrëzua me 74 vota të shumicës socialiste, vetëm ministri Pandeli Majko nuk mori pjesë në votim.

Dekreti kaloi fillimisht sot në Komisionin  për Veprimtaritë Prodhuese, ku u rrëzua vetëm me votat e shumicës socialiste dhe më pas me procedurë të përshpjetuar, u fut në axhendën e punimeve të seancës plenare.

Miratimi i këtij ligji i hap rrugë prishjes së teatrit Kombëtar dhe hapjes së garës fiktive për të gjetur kompaninë që do të rizhvillojë zonën e Teatrit Kombëtar, që përfshin ndërtimin e një godine të re për teatrin dhe ndërtimi e disa kullave për interes të kompanisë private.

Ky ligj është kundërshtuar nga qytetarë e artistë, që për më shumë se 6 muaj kanë protestuar kundër shembjes së teatrit dhe grabitjes së pronës publike.

Ligji “i ndryshuar” nuk reflekton kërkesat e Presidentit Meta dhe Komisionit Evropian që lidhen me shkeljen e Kushtetutës, parimit të decentralizimit të pushtetit lokal dhe parimin e barazisë dhe konkurrueshmërisë.

Më shumë për shkeljet e ligjit special të teatrit mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>