Shumica socialiste nuk mbështet ndryshimin e sistemit zgjedhor

Nga Exit News
Shumica socialiste nuk mbështet ndryshimin e sistemit zgjedhor Damian Gjiknuri

Shumica socialiste nuk e mbështet ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Këtë la të kuptohej sot kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, duke folur në kuvend.

Gjiknuri tha se nëse bëhen ndryshime të sistemit zgjedhor, atëherë ‘shpërbëhet kushtetuta’:

“Po të hapim sistemin zgjedhor në atë mënyrë që po kërkohet atëhere do shpërbëhet Kushtetuta. Nëse hapim lojën e sistemit, se nuk po them që nuk është momenti, por do shpërbënim Kushtetutën.”

Gjiknuri tha se vendi nuk ka nevojë për ndryshim sistemi, pasi në krizën politike shqiptare nuk e ka fajin sistemi, por fakti se humbësi i zgjedhjeve nuk e pranon humbjen:

“Zgjedhjet nuk kanë qenë tek problemi i sistemit, por ka qenë nga mospranimi i rezultatit, Jo se ka qenë ligj i keq, por sepse humbësi nuk pranon rezultatin dhe mallkonin sistemin.”

Më herët, ambadorja amerikane Kim i ka propozuar kryeministrit Rama ndryshimin e sistemit zgjedhor nga me lista të mbyllura, në lista të hapura.

Sipas burimeve të Exit News, sistemi që ambasada amerikane propozon është i ngjashëm me sistemin zgjedhor në Danimarkë: sistem proporcional rajonal, i korrektuar me listë kombëtare.

Sipas këtij sistemi, 100 deputetë zgjidhen në 12 njësi zgjedhore sipas 12 qarqeve të vendit. Listat për deputetë do të jenë të hapura.

Ndërsa 40 deputetë të tjerë do të zgjidhen lista korrektuese kombëtare.

Nga lista korrektuese kombëtare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, në rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme.

Ky propozim është bërë më parë dhe nga opozita parlamentare.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme