Qytetarët dhe sipërmarrësit të cilëve u është refuzuar ndihma ekonomike prej 26 mijë lekësh mund të ankohen pranë drejtorive tatimore të rretheve.
Në një intervistë për A2 CNN, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u shpreh se brenda kësaj jave pritet të përmbyllet procesi i shqyrtimit të të gjitha aplikimeve dhe më pas deri në fund të muajit prill do të shqyrtohen ankesat e atyre që janë refuzuar.
Qytetarët që mendojnë se janë përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike kanë kështu sërish mundësi për ta përfituar pagën prej 26 mijë lekësh duke paraqitur një ankesë pranë tatimeve.
Ankesa bëhet duke komunikuar (për më shumë kliko këtu) përmes postës elektronike me drejtoritë rajonale:
- Tatimpaguesit e Mëdhenj: [email protected]
- Tirana: [email protected]
- Durrësi: [email protected]
- Vlora: [email protected]
- Berati: [email protected]
- Fieri: [email protected]
- Elbasani: [email protected]
- Korça: [email protected]
- Lezha: [email protected]
- Shkodra: [email protected]
- Dibra: [email protected]
- Gjirokastra: [email protected]
- Kukësi: [email protected]
- Saranda: [email protected]
Ankesa duhet të permbajë emrin e personit, NIPT-in e sipërmarrjes ku punon dhe numrin e ID-së.
Çdo abuzim të mundshëm, qytetarët mund ta denoncojnë në adresën [email protected].
Sipas të dhënave zyrtare të tatimeve 85 656 persona kanë aplikuar për të marrë ndihmën ekonomike prej 26 mijë lekësh, por vetëm 42 për qind e aplikimeve janë shqyrtuar dhe 20 për qind janë paguar.
Deri më sot janë mbi 15 mijë persona të cilëve u është refuzuar ndihma ekonomike – 18 për qind e aplikuesve.
Ndihma ekonomike është për punonjësit dhe sipërmarrësit e vetëpunësuar – me xhiro deri në 14 milionë lekë, – të cilët kanë mbetur papunë për shkak të mbylljes së aktivitetit prej epidemisë së koronavirusit.
Në situata normale ndihma ekonomike për papunësinë është 13 mijë lekë – në varësi të periudhës së kontributeve për sigurime shoqërore, – por qeveria është zotuar që nën gjendjen e epidemisë ta dyfishojë atë duke mundësuar një pagë minimale prej 26 mijë lekësh.