Ditën e dielë do të lejohen të lëvizin makinat si dhe hapja e të gjithë bizneseve. Lajmin e bëri të ditur Policia e Shtetit, në një njoftim zyrtar ku shkruan:
“Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët. Policia e Shtetit informon edhe njëherë qytetarët se nuk do të ketë ndalim te qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.”
Ndërkohë do të jetë e ndaluar lëvizja e makinave nga zonat e kuqe si dhe do të ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat e kuqe.
Të premten, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të gjithë aktivitetet që lejohen në 1 qershor.