Si do të funksionojnë kopshtet dhe çerdhet nga 1 qershori?

Nga Exit News
Si do të funksionojnë kopshtet dhe çerdhet nga 1 qershori?

Nesër me 1 qershor, kopshtet dhe çerdhet në të gjithë vendin do të hapen. Ministria e Shëndetësisë ka miratuar udhëzimet për mënyrën si do të funksionojnë çerdhet dhe kopshtet.

Fëmijët do shkojnë e do kthehen nga çerdhja apo kopshti në një orar të përcaktuar sipas një grafiku, do t’i matet temperatura dhe do të shoqërohen brenda nga edukatoret.

Ministria kërkon ruajtjen e distancës 1,5 metra, vendosjen e solucioneve higjenizuese dhe pastrime të vazhdueshme të ambjenteve dhe lodrave. Fëmijët do të ndahen në grupe dhe do të qëndrojnë çdo ditë me të njëjtën edukatore, pa u takuar me grupet e tjera të fëmijve as gjatë pushimit.

Prindërit që duan të çojnë fëmijët në çcerdhe apo kopësht duhet të nënshkruajnë këtë rregullore.

Ministria ka njoftuar se ky udhëzim është paraprak dhe mund të ndryshojë në varësi të situates së koronavirusit.

Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>