Si do të funksionojnë pishinat e mbyllura në vend?

Nga Exit News
Si do të funksionojnë pishinat e mbyllura në vend?

Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar protokollin e hapjes së pishinave në ambjente të mbyllura. Sipas rekomandimeve të ISHP çdo në pishinë në ambjent të mbyllur duhet të caktojë 3 metra katrorë për person. Masat e tjera të miratuara nga ISHP janë:

Pishina duhet të dezinfektohet 3 herë në ditë, dhe pas mbylljes së saj. Sipërfaqet lahet me ujë dhe sapun dhe më pas dezinfektohen.

Gjatë hyrjes në dhomat e zhveshjes duhet të ruhet distanca prej 1,5 metrash nga njëri-tjetri.

Ulëset duhet të vendosen në distancë 3,5 metra nga njëra-tjetra, dhe të dezinfektohen. Ndërsa uji i pishinës duhet të klorifikohet dhe të vendoset një sistem filtrimi.

Gjithashtu, punonjësit e pishinës duhet të mbajnë maske gjatë gjithë kohës dhe të masin temperaturën për çdo klientë. Higjenizuesit e duarve duhet të vendosen në hyrje të pishinës dhe në vende ku ka më shumë qarkullim.

Ndërsa, klientët duhet të mbajnë sendet personale në çantë ose t’i fusin në qese plastike njëpërdorimshe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>