Si do të lëvizim këtë fundjavë?

Nga Exit News
Si do të lëvizim këtë fundjavë?

Fundjavën e 30-31 majit qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm pa kufizime oraresh. E njëjta gjë do të lejohet dhe për bizneset që kanë nisur punën.

Kufizimet e vetme do të jenë:

  • Ndalimi i qarkullimit me makinë ditën e dielë;
  • Ndalimi i qytetarëve që jetojnë në zona të kuqe (Tiranë, Durrës, Krujë, Kurbin, Shkodër) të dalin nga qyteti.

Këtë fundjavë plazhi do të lejohet vetëm për banorët e qyteteve bregdetare.

Kjo është fundjava e fundit ku lëvizja mes zonave të kuqe dhe të gjelbra do të jetë e kufizuar.

Nga e hëna, 1 qershor, vendi pothuaj do të hapet plotësisht, më përjashtim të disa llojeve të bizneseve dhe shërbimeve si transporti publik, pishinat, diskot, kinematë e teatrot.

Për më shumë lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>