Ambasada greke ka sqaruar mënyrën se si do të lejohet kalimi i qytetarëve mes kufirit shqiptar dhe atij grek.
Udhëtimet ajrore drejt Greqisë janë ta mundura për të gjithë qytetarët që fluturojnë drejt aeroportit Eleftherios Venizellos në Athinë.
Ndërkohë ndalohet kalimi i kufirit detar dhe tokësor për të gjithë ata qytetarë që:
– Nuk kanë Kartën e Veçantë të identitetit dhe Homogjenit,
– Nuk kanë një leje qëndrimi në Greqi
– Nuk kanë banesën kryesore apo që nuk qëndrojnë zakonisht në Greqi
Qarkullimi do të lejohet për kamionët që transportojnë mallra, transportin e mallrave me anije, si dhe persona të cilët faktojnë me dokumenta nevojën e udhëtimit nga kufiri tokësor për arsye profesionale.
Ky rregjim lëvizjesh do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik, njoftoi Ambasada e Greqisë në Tiranë.