Si do të ndryshonte përfaqësimi i partive në Kuvend nën sistemin proporcional — Exit Shpjegon

Si do të ndryshonte përfaqësimi i partive në Kuvend nën sistemin proporcional — Exit Shpjegon

Çdo ndryshim ligjor të nevojshëm për opozitën, në Kodin Zgjedhor apo Penal apo kudo, le ta sjellin, ne jemi gati ta votojmë. Por mjafton të përputhet me standardet e OSBE-ODIHR. Nëse kanë ndonjë mekanizëm të duhur për zgjedhjet ta sjellin, mjafton të jetë sipas standardeve. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili.

Por çdo ndryshim në kodin zgjedhorë apo një reformë zgjedhore ka shumë pak gjasa të zbatohet për zgjedhjet e 18 qershorit.

Për zgjedhjet e ardhshme ka disa rekomandime të OSCE-ODIHR dhe një kërkesë e Komisionit Evropian dhe Parlamentit për zbatimin e tyre.

Por, përveç këtyre rekomanidmeve, në publik janë hedhur disa ide për reformat e mundshme të Kodit Zgjedhor: listë e hapur kandidatësh dhe përfaqësimi proporcional.

Sistemi zgjedhor aktual i Shqipërisë bazohet në lista të mbyllura — kryetari i partisë vendos për listën e deputetëve dhe në sistem rajonal —partitë regjistrojnë koalicionet përpara zgjedhjeve.

Në ndryshim, sistemi me lista të hapura do të thotë se votuesit i zgjedhin me votat e tyre deputetët.

Ky sistem ka sjellë shtrembërime dhe një përfaqësim jo proporcional, ku partitë e vogla janë më të prekurat, në veçanti kur nuk janë pjesë e koalicionit me partitë e mëdha.

Për shembull, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Partia Fryma e Re (PFR) e drejtuar nga Bamir Topi mori 1,7 për qind të votave por asnjë vend në Kuvend.

Ndërsa, partia Kristian Demokrate (PKD) fitoi 0,46 përqind të votave dhe një vend në Kuvend.

Ndryshimi i vetëm ndërmjet dy partive ishte se PKD ishte pjesë e koalicionit me PS-në, ndërsa partia e Bamir Topit doli e vetme në zgjedhje.

Megjithëse duket e pamundur që sistemi proporcional të zbatohet tani shpejt në Shqipëri, le të shohim se cili mund të ishte efekti i tij në panoramën zgjedhore, bazuar në rezultatin zgjedhor të vitit 2013 (edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar nga atëherë).

Ne do të supozojmë sikur në shqipëri të zbatohet sistemi elektoral i Hollandës, në të cilin nuk ka rajone dhe nuk ka prag elektoral.

Në vitin 2013, 1,724,779 shqiptarë votuan për 140 deputetët e Parlamentit të ri. Një deputet është i barabartë me 12, 319 mijë vota.

Partitë e vogla të koalicioneve, përfitojnë vota nga partitë e mëdha, mbetjet e votave me të cilat partitë e medha nuk arrijnë dot të bëjnë një deputet. Këto vota nga partitë e mëdha do t’i quajmë “vota të mbetura”.

Ato shpërndahen sipas një algoritmi që quhet D’Hondt method, sipas emrin të politikat belg që e përdori. Ky algoritëm përdoret aktualisht në Shqipëri.

Tabela e mëposhtme krahason rezultatet hipotetike të sistemit proporcional me rezultatet aktuale të 2013, të paraqitura në kolonën e fundit.

Rezultate e sistemit proporcional të krahasuar me sistemin elektoral aktual, bazuar në të dhënat e 2013.

Ashtu sikur se shihet, efekt i përgjithshëm duket i vogël. Vetëm 6 vende përfundojnë në duart të ndryshme. Ajo çfarë shihet është efekti  shaktërrues i sistemit të koalicioneve: në sistemin proporcional FRD do të kishte marrë dy deputet, ndërsa Partia Kristian Demokrate nuk do të kishte marrë asnjë deputet.

Në sistemin aktual, dy votat e FRD janë thithur nga koalicionet e partive të mëdha PD dhe PS. Përfundimisht, një vend i PD-së do të përfundonte në duart e PR-së. Por në parlamentin aktual, PD i ka dhënë dy deputet PR-së në mënyrë që ajo të formojë grupin e vet parlamentarë.

Në përfundim, zbatimi i sistemit proporcional do të kishte impakt të lartë në balancimin e pushtetit. Ai do t’i jepte më shumë mundësi partive të vogla të cilat refuzojnë të jenë pjesë e dy blloqeve të mëdha të koalicionit.

Me fjalë të tjera, për partitë të formuara kohët e fundit, të “parreshtuara” si Libra, Sfida dhe Bleta shqiptare, do të favorizoheshin nga një sistem proporcional.

Duke konsideruar, sidoqoftë, faktin se dy partitë e mëdha PD dhe PS përfitojnë nga sistemi aktual, duke e pamundur që sistemi i votimit proporcional të zbatohet në Shqipëri në të ardhmen e afërt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>