Si do të votohet — Exit Shpjegon

Si do të votohet — Exit Shpjegon

Nesër fushata elektorale do të mbyllet zyrtarisht. Deri në mbylljen e kutive të votimit ditën e Dielë në orën 19:00, do të jetë heshtje zgjedhore, gjatë të cilës asnjë aktivitete zgjedhor nuk do të kryhet nga asnjë parti apo media.

Qendrat e votimit në të gjtihë vendin do të hapen ditën e dielë në orën 07:00 të mengjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbasdites. Por nëse në qendrat e votimit ka ende qytetarë në radhë ato do të qendrojnë të hapura deri sa të votojnë të gjithë qytetarët e pranishëm.

Qendrat e votimit do të drejtohen nga Komisionet Qendrore të Votimit (KVQ), shumë prej të cilave, ende duhet të plotësohen me anëtarë.

Përveç anëtarëve të KQV-së, në qendrat e votimit do të jenë të pranishëm edhe vëzhgues nga parti politike të ndryshme si dhe vëzhgues të pavarur vendor dhe ndërkombëtar nga Komiteti I Helsinkit, OSBE-ja, ambasadat e huaja dhe BE-ja. Gjithahstu të pranishëm do të jenë dhe gazetarë të akredituar nga Komisioni Qendror Zgjedhorë.

Votuesit do të zgjedhin një nga partitë e listuara në fletën e votimit. Ato nuk kanë të drejtë të zgjedhin kandidat të veçantë. Në fletën e votimit ka 18 parti të cilat konkurojnë për 140 mandate në Kuvend. Ndarja e mandateve bëhet në bazë të sistemit zgjedhor rajonal.

Çdo zonë ndahet në disa Zona Administrative Zgjedhore (ZAZ),  të cilat monitorojnë Qendrat e Votimit (QV).

Pas mbylljes së qendrave të votimit, kutitë e votimit mbyllen, vulosen dhe transportohen nën kujdesin e policisë në qendrat e numërimit. Qendrat e Numërimit (GNV) mbikëqyren nga Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhorë (KZAZ). Çdo votë e diskutueshme i dërgohet KZAZ për vlerësim. Nëse KZAZ nuk arrin një marrëveshje çështja i kalon KQZ-së.

Rezultatin e votave të numëruara QV ia kalon ZAZ-së dhe më pas ai bëhet publik, në fillim tek të gjithë vëzhguesit dhe gazetarët e pranishëm. Kjo është hera e parë që rezultati i ZAZ-së do të shpallet në këtë mënyrë. Në të shkuarën rezultatet bëheshin publik vetëm nga KQZ-ja.

Por, sidoqoftë, një parashikim mbi rezultatin e mundshëm përfundimtarë të zgjedhjeve krijohet disa orë pas fillimit të numërimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>