Media serbe e quajti Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi një ‘terrorist’, ndërsa raportonte për dorëheqjen e tij pas konfirmimit të aktakuzave për krime lufte nga Dhomat e Specializuara me bazë në Hagë, të enjten.
TV PINK, me qendër në Beograd, shkroi në artikullin e saj me titull “Terroristi i UÇK-së shkon në Hagë”, duke shtuar se padia për krimet e luftës kundër Thaçit u konfirmua.
Duke përdorur pseudonimin e Thaçit gjatë kohës që ai ishte komandanti politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TV PINK shkroi “Gjarpri nuk do të jetë më president i një shteti të rremë, ai ka dhënë dorëheqjen!”.
Ajo raportoi se vetë Hashim Thaçi e konfirmoi lajmin duke e referuar atë si “të ashtuquajturin” President të Kosovës.
Kurir shkroi “Hashim, Gjarpri konfirmoi personalisht: Unë jam duke shkuar në Hagë dhe do të jap dorëheqjen nga pozita e presidentit”.
Ndërsa raportonte për konfirmimin e aktakuzave për krime lufte kundër kreut të Partisë Demokratike të Kosovës më herët sot, Kadri Veselit, Kurir i referohet si UÇK-së si “terroriste”.
“Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka konfirmuar aktakuzën kundër ish-udhëheqësit të UÇK-së terroriste dhe presidentit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli,” shkroi Kurir.
“Thaçi u dorëzua”, shkroi B92, një media tjetër me qendër në Beograd.
“Presidenti i Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë, Hashim Thaçi, shkoi vetë në selinë e EULEX pas dorëheqjes së tij,” shkroi B92.
Ndërsa agjencia e lajmeve Beta raportoi pa përdorur ndonjë gjuhë fyese ndaj UÇK-së ose Hashim Thaçit.
“Aktakuza për krime lufte të Prokurorisë Speciale u konfirmua gjithashtu kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, pas së cilës ai dha dorëheqjen nga ajo pozitë, u njoftua sot,” shkroi Beta.
Presidenti Hashim Thaçi dha të enjten dorëheqjen nga posti, menjeherë pas konfirmimit të aktakuzës për krime gjatë luftës.
Ai së bashku me Kadri Veselin, kryetar i PDK-së, akuzohen janë përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.
Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre.
Ndërsa Rexhep Selimi u arrestua të mërkurën nga EULEX-i, sërish pasi akuzohet për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.
Të gjithë liderët e tjerë politikë të vendit kanë shprehur mbështetje për to.