Si e pasqyruan dorëheqen e presidentit Thaçi mediat serbe

Nga Die Morina van Uijtregt
Si e pasqyruan dorëheqen e presidentit Thaçi mediat serbe

Media serbe e quajti Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi një ‘terrorist’, ndërsa raportonte për dorëheqjen e tij pas konfirmimit të aktakuzave për krime lufte nga Dhomat e Specializuara me bazë në Hagë, të enjten.

TV PINK, me qendër në Beograd, shkroi në artikullin e saj me titull “Terroristi i UÇK-së shkon në Hagë”, duke shtuar se padia për krimet e luftës kundër Thaçit u konfirmua.

Duke përdorur pseudonimin e Thaçit gjatë kohës që ai ishte komandanti politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TV PINK shkroi “Gjarpri nuk do të jetë më president i një shteti të rremë, ai ka dhënë dorëheqjen!”.

Ajo raportoi se vetë Hashim Thaçi e konfirmoi lajmin duke e referuar atë si “të ashtuquajturin” President të Kosovës.

Kurir shkroi “Hashim, Gjarpri konfirmoi personalisht: Unë jam duke shkuar në Hagë dhe do të jap dorëheqjen nga pozita e presidentit”.

Ndërsa raportonte për konfirmimin e aktakuzave për krime lufte kundër kreut të Partisë Demokratike të Kosovës më herët sot, Kadri Veselit, Kurir i referohet si UÇK-së si “terroriste”.

“Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka konfirmuar aktakuzën kundër ish-udhëheqësit të UÇK-së terroriste dhe presidentit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli,” shkroi Kurir.

“Thaçi u dorëzua”, shkroi B92, një media tjetër me qendër në Beograd.

“Presidenti i Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë, Hashim Thaçi, shkoi vetë në selinë e EULEX pas dorëheqjes së tij,” shkroi B92.

Ndërsa agjencia e lajmeve Beta raportoi pa përdorur ndonjë gjuhë fyese ndaj UÇK-së ose Hashim Thaçit.

“Aktakuza për krime lufte të Prokurorisë Speciale u konfirmua gjithashtu kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, pas së cilës ai dha dorëheqjen nga ajo pozitë, u njoftua sot,” shkroi Beta.

Presidenti Hashim Thaçi dha të enjten dorëheqjen nga posti, menjeherë pas konfirmimit të aktakuzës për krime gjatë luftës.

Ai së bashku me Kadri Veselin, kryetar i PDK-së, akuzohen janë  përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.

Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre.

Ndërsa Rexhep Selimi u arrestua të mërkurën nga EULEX-i, sërish pasi akuzohet për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.

Të gjithë liderët e tjerë politikë të vendit kanë shprehur mbështetje për to.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>