
Barcelona ka rikthyer ndalimin e qarkullimit por qytetarët janë të painformuar.
Ata që nuk ndjekin lajmet rregullisht nuk janë në djeni të ndalim-qarkullimit, tregon pronarja e një bar-kafe për BBC.
Qytetet janë zbrazur, pasi qytetarët kanë shkuar në shtëpitë e tyre në fshat, pavarësisht rekmandimit të autoriteteve për të mos u larguar nga Barcelona.
Kufizimi i lëvizjes është vetëm rekomandim i shtetit, por qytetarët duket se po respektojnë thirrjen për të mos dalë nga shtëpia përveç rasteve të domosdoshme.