Si fitoi kompania ukrainase Milton 70 milionë dollarë përmes mashtrimit me call centera

Nga Exit News
Si fitoi kompania ukrainase Milton 70 milionë dollarë përmes mashtrimit me call centera

70 milionë dollarë ka fituar kompania ukrainase Milton me anë të mashtrimit financiar përmes call centerave, në vitin 2019.

Skema e mashtrimit, e zbuluar nga Organizata për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit (OCCRP), menaxhohej nga kompania Milton me seli në Kiev.

Kompania zyrtarisht merrej me programin dhe investime në para elektronike. Kompania Milton kishte hapur call centera në Kiev, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, përmes të cilave mashtronte qytetarët në të gjithë botën.

Kompania Milton i tërhiqte njerëzit përmes reklama për investime fitimprurëse në para elektronike.

Në fillim ata zbulonin se sa kursime kishte klienti. Këtë gjë e bënin duke i bindur klientët të instalonin në kompjuterin e tyre një program. Ata e përdornin këtë program për t’i treguar klientëve se si të tregtonin para, pastaj i kërkonin atyre të hapnin faqet e tyre bankare, në këtë mënyrë merrnin vesh se sa kursime kishte personi.

Personave i kërkohej të transferonin para në llogari bankare të personave me emra rusë dhe i bëhej e qartë që përshkrimi në bankë të bëhej me përshkrimin “transfertë private”.

Disa të tjerë thjesht i transferonin paratë përmes criptowallet, një aplikacion për monedhat elektronike. Ndërsa disa të tjerë i dërgonin paratë në Kolumbi ose Ugandë përmes Western Union-it.

Klientët përdorin llogaritë e tyre online për të ndjekur investimet. Befas disa qindra euro shumëfishoheshin në mënyrë të rreme në mijëra euro. Kjo taktikë i bënte klientët të investonin më shumë para.

Sipas gazetës suedeze, disa klientë kanë arritur të shesin shtëpitë e tyre dhe të marrin kredi në bankë. Ata nuk e dinin që në fakt llogaritë e tyre online ndryshoheshin në mënyrë të rreme manualisht nga agjentët e kompanisë Milton.

Pasi personat shpenzonin të gjitha kursimet e tyre, nuk i merrte më askush në telefon dhe numrat dilnin të paarritshëm.

Pronarët e kompanisë

Pronari i vërtet i skemës dhe i kompanisë Milton është David Todua i cili ka në pronësi, firmën Naspay me qendër në Qipro, përmes së cilës ka kaluar pjesa më e madhe e fondeve.

Kompania zyrtarisht shet software të pagesave online. David Todua është nënshtetas rus me banim në Qipro. Një nga aksionerët e kompanisë Naspay është një firmë qipriote e quajtur Axios, ku aksioner kryesor është një investitor gjerogjian Rati Tchelidze. Jakob Keselman, pronar i kompanisë Milton, ka punuar për firmës Axios. Kompanitë Axios dhe Naspay kanë të njëjtin numër telefoni..

Ai është i lidhur politikisht: në dy prej kompanive të tij me seli në Kiev, partneri i tij është ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes David Kezerashvili. (Kezerashvili ka mohuar të ketë lidhje me Milton dhe deri më tani nuk ka asnjë provë që ai është i lidhur me të).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>