Si i fliste Rama banorëve të Astirit në fushatë dhe si i flet sot

Si i fliste Rama banorëve të Astirit në fushatë dhe si i flet sot

Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot banorëve të Unazës së Re të mos protestojnë më, të heqin dorë nga kërkesat e tyre për dëmshpërblim të plotë, pasi kjo kërkesë nuk është e drejte, dhe t’i hapin rrugë zhvillimit. Me nje gjuhë akuzuese, sot gjatë një takimi në kryeministri për platformën e bashkëqeverisjes, Rama u shpreh:

“Individë që në këto vite vetëm kanë ndërtuar pa leje dhe kanë krijuar pasuri pa leje dhe sot kërcënojnë se sot duan dëmshpërblim 100% nga taksat e qytetarëve.

Nga ky buxhet duhet të  marrin para për të dëmshpërblyer zabtuesit profesionistë, me nga 5 deri në 8 vila e biznese të ndërtuar gjatë viteve e rrumpallës së madhe?! Kjo është e papranueshmë dhe kjo nuk gëlltitet dhe nuk tretet në asnjë mënyrë.

Kështu që ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t’i hapin rrugë zhvillimit.”

Ndërkohë gjatë fushatës elektorale, Kryeministri Rama në një takim me banorët e zonës së Astirit, shprehej se shtëpitë nuk do të prisheshin dhe me dhembshuri shprehej se ato janë investime të bërë “me kursime me gjak”:

“Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerët. Ne e kemi marrë angazhimin do të  bëjmë  një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është puna e legalizimit në kuptimin që mos të prishet shtëpia. Se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura. Se janë investime të bërë me kursime me gjak.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>