Si i mposhti Edi Rama të gjitha protestat kundër planeve të tij

Nga Mersi Shehu
Si i mposhti Edi Rama të gjitha protestat kundër planeve të tij

Divide et impera. Përça e sundo.

Kjo ka qenë strategjia e Kryeministrit Rama në përballjen me kundërshtarët e projekteve të tij për betonizimin e hapësirave të Tiranës.

Këtë strategji përdori ai me sukses për betonizimin e Liqenit të Tiranës, prishjes së stadiumit, shpronësimet në anë të bulevardit të ri e unazës së re, dhe së fundmi për shembjen e dhunshme të Teatrit Kombëtar.

Projektet hartohen në fshehtësi nga një grup privat arkitektësh, ndërtuesish e biznesmenësh të rrethit të ngushtë të kryeministrit, në kundërshtim me ligjin, çdo procedurë për ndërtimet dhe zhvillimet urbane dhe në shpërfillje të interesave të qytetarëve.

Kur qytetarët, veprimtarët apo palët e tjera të interesuara kundërshtojnë dhe ngrenë zërin ndaj këtyr projekteve, qeveria fillimisht përgjigjet me propagandë lëvduese ndaj projektit të saj dhe sulme të ashpra personale ndaj atyre që kundërshtojnë.

Nëse kundërshtia evolon në protesta në rrugë, kundër protestuesve përdoren policët që ndalojnë dhe shoqërojnë në komisariate protestuesit dhe përndjekin penalisht ata më aktivët.

Operacionet policore kundër protestave shoqërohen me një propagandë që krijon frikë dhe çkurajon të tjerët për t’u bashkuar në të ardhmen.

Nga ana tjetër,  qeveria përpiqet të sigurojë mbështetje publike për projektin ndërtimor nga figura të njohura publike, të cilat flasin për përfitimet dhe virtytet e projektit qeveritar.

Shpesh, përpjekjet për të blerë apo joshur shënjestrojnë drejtues të protestës për t’i shkëputur ata nga protesta në akte pendimi pas “informimit” më të mirë të tyre me projektin e qeverisë.

Ndërkohë, propaganda qeveritare fillon e trumbeton se protestuesit janë një pakicë që kundërshton përparimin dhe zhvillimin e qytetit.

I gjithë ky operacion vazhdon gjatë—qeveria nuk ngutet asnjëherë të veprojë menjëherë, në momentin kur reagimi është më i fortë. Goditja vjen gjithmonë vetëm pasi lodhja psikologjike dhe trysnia apo dhuna të kenë dhënë efektet e tyre mbi protestuesit dhe ata të jenë pakësuar në numër dhe dobësuar në vullnetin e tyre për rezistencë.

***

Parku i Liqenit

Në 2016, Bashkia Tiranë, filloi betonizimin e Liqenit të Tiranës përmes një projekti për ndërtimin e një parku lojrash për fëmijë që betonizonte një nga pjesët më të frekuentuara të parkut. Projekti u kritikua për shkatërrim të hapsirave të gjelbërta, korrupsion dhe mungesë transparence. Qytetarë e aktivistë protestuan.

Veliaj iu përgjigj protestave me propagandë, strategjia e së cilës mbështetej në lavdërimet e figurave publike për projektin e lojrave dhe nevohjën e fëmijëve të Tiranës për të dhe në diskreditimine protestuesve.

Dy muaj pas fillimit të protestës, kur rezistenca filloi rënien, në radhët e protestuesve u shkëputën aktivistët kritikë që papritmas u bashkuan me qeverinë.

Ndërkohë që qeveria propagandoi se nuk ka më kritikë—tashmë kritikët ishin me të—dhuna mbi ata që nuk u dorëzuan u përshkallëzua. Qeveria e di se me ata që i qëndrojë besnik parimeve dhe kauzave, dhuna mbetet zgjidhja e vetme.

Të lodhur nga rezistenca disa mujore, nga propaganda e sulmet e vazhdueshme dhe të përçarë, qytatarë e aktivistë u dorëzuan.

Me ta ra edhe qëndresa dhe Bashkia betonizoi Parkun e Liqenit. Ky betonizim u shtri më pas në të gjithë zonën e parkut, ku së shpejti priten të fillojnë ndërtime të larta në disa nga hyrjet e tij.

Unaza e Re

Në nëntor 2018, banorët e zonës së Astirit filluan protestat kundër projektit korruptiv të Unazës së Re, duke kërkaur kompensim për të gjitha ndërtesat e tyre.

Qeveria dërgoi fillimsiht forcat policore për nxjerrjen e tyre me dhunë nga shtëpitë, por ata i rezistuan dhunës dhe protesta e tyre vazhdoi çdo ditë.

Veliaj e cilësoi kauzën e banorëve false e të ngritur nga opozita për të penguar zhvillimin e projekteve të tij për kryeqytetin. Ai përdori sulme personale ndaj protestuesve.

Nga ana tjetër për të fituar mbështetje publike e për të krijuar idenë se kjo është një kauzë e pakicës, duke theksuar se ata po pengonin një projekt nga i cili përfitonin banorët e Tiranës. Ndërkohë, Veliaj përdori për propagandë disa familje që pranuan të strehohen në banesa sociale.

Lodhja e luftës dy vjeçare, dhuna e propaganda dhe mbi të gjitha zhgënjimi nga ata që pranuan paktin e Veliaj, dha efektet e veta. Qytetarët dorëzohen dhe shtëpitë shemben.

Bulevardi i Ri

E njejta qasje u përdor nga qeveria për protestat e banorëve të Bulevardit të Ri, të cilët u përzunë nga shtëpitë e tyre pa u paguar paraprakisht.

Protestës së banorëve, Veliaj ju përgjigj me propagandën për rëndësinë e bulevardit të ri. Ai mohoi përmasat e vërteta të  rezistencës së qytetarëve duke akuzuar mediat për zmadhimin e protestës, ndërkohë që daljet publike akuzoi se ky ishte projekti i Tiranës të cilin nuk mund ta pengonte një pakicë.

Propaganda u finalizua me aksionin e qinda policëve, të cilët duke përdorur dhunë fizike dhe gaz i prishën të gjitha shtëpitë dhe hodhën në rrugë qindra banorë.

Teatri Kombëtar

Po kjo strategji u përdor për të minuar rezistencën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Projekti korruptiv në kundërshtim me legjislacion shqiptar e atë europian, u kundërshtua nga artistë e qytetarë të cilët protestën për dy vjet.

Ka qenë protesta më e gjartë dhe model në historinë e tranzicionit shqiptar, e cila për një kohë të gjatë i mbijetoi luftës së rafinuar të Kryeministri Rama dhe Kryebashkikau Veliaj për ta shuar.

Që në momentet e para, Rama dhe Veliaj propaganduan projektin e ri, nevojën e tij, të rejat që ai do të sillte, arritjen arkitekturore të tij projektuar nga arkitekti i shquar Bjarke Ingels.

Nga ana tjetër ata zhvilluan një fushatë agresive kundër artistëve dhe qytetarëve që kundërshtuan projektin, duke i quajtur ata pakicë që pengonte përparimin, të nxitur, të shitur tek partitë politike.

Rama dhe Veliaj arritën të përcajnë komunitetin e artistëve, duke i vënë ata përballë njëri-tjetrit, disa pro e disa kundra dhe në kritika e sulme ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë sulmi ndaj artistëve protestues u zhvilloi një luftë e vazhdueshme e ftohtë—Rama dhe Veliaj i sulmuan personalisht, i shantazhuan, i baltosën.

Megjithatë ata vazhduan të rezistonin. Qendresa e tyre dha rezultate duke e vënë qeverinë përballë kritikave ndërkombëtare dhe futjen e teatrit në listën e Europa Nosta të shtatë objekteve kulturore më të rrezikuara të Europës.

Kritika ndërkombëtare e shtyu Ramën të ndryshonte disa herë projektin e teatrit të ri, por pa hequr dorë asnjëherë nga shembja e tij.

Por pika e fortë e Rasmës ishte durimi i tij i pazakontë—ai priti mbi dy vjet duke shpresuar në lodhjen dhe konsumimin e rezistencës, por edhe në ndezjen e ëndrrave të rreme se teatri ishte shpëtuar.

Kryeministri Rama e di se momenti i fundit është ai i duhuri për të filluar shkatërrimin. Atëherë kur besimi është më i ulët e vullneti për rezistencë është dobësuar.

Dhe pas më shumë se dy vjetësh, më 17 maj 2020 me një operacion të dhunshëm natën në të gdhirë, ai e rrafshoi teatrin, fillimisht duke e rrëzuar atë në pak minuta për të siguruar që edhe nëse do kishte grumbullim qytetarësh do të ishte vonë për ta.

 

15 komente

  1. vvvvvvvvvvv 28 Maj, 2020 në 9:28 am

    Po kur flisni ju per Ramen. Ate e mbeshtet populli. Ju gjasme e analizokeni. Ku arrini dot ju te kuptoni si vepron ai. Sjane per ju strategjite e tij

  2. dhdhdhddh 28 Maj, 2020 në 8:02 pm

    Mire bravo do nje sullfaqe tani?

  3. Daord 28 Maj, 2020 në 11:07 pm

    Te takon nje byrek me gjize

  4. Cimi 29 Maj, 2020 në 7:36 am

    Doli qe projektini betonizimit te liqenit juk qe i vertete. Unndertua nje park femijesh qe shfrytezohet nga tere Tirana. Unaza e re gjithashtu sukses. Por a mund te shash rruget treth liqenit, degezimet, korsine e bicikletave apo gjelberimin e mbjelle? Duhet thjesht te jesh sylesh. Nese i mbyturi kapet pas fijes se barit mbi vlerat e Teatrit ku rrije me xhup nuk di cte them. Po ndonje koment per rinovijin e pallatit te kultures apo edhe ai nuk ben? Shume mllef e propagande per injorante ka keto kohe. Pae nuk del opozita me emrat e okigarkeve? Perse nuk del askush te protestoje per cmimin e karburantit dhe pensionet e uleta kur deputetet e kane me ligj 100.000 leke te reja penaionin?

  5. KuqeZi 30 Maj, 2020 në 5:24 am

    Qytetaret ne Mbrojtje te Parkut as nuk u dorezuan e as hoqen dore po e mbajten qendresen e tyre per 70 e ca dite e nete me radhe, pa nderprerje deri diten e perurimit te parkut edhe pasi policia bashkiake u beri presion te largoheshin nga Ulliri i Qendreses disa dite para perurimit, presion per te cilin aktivistet u thane ” ejani neser te na largoni dhe pergjigjen tone ndaj kerkeses tuaj do ta merrni patjeter “…pavaresine e tyre politike ia deshmuan Veliajt live, para kamerave te televizioneve kryesore, ne manifestimin e organizuar nga Veliaj para gjykates administrative ku u shfaqen me pankartat kunder betonizimit te parkut dhe ndertimeve antiligjore te diga per interesat korruptive te partive kriminale PD-PS-LSI..dhe u perplasen me zagaret e Veliajt derisa nderhyne forcat shqiponja dhe i arrestuan aktivistet qe prape lirimit serish iu rikthyen brenda dites qendrese..edhe manovra e ndyre e gjoja pajtimit te aktivisteve me Veliaj nepermjet perdorimit te leckes Eljan Tanini iu deshtoi plotesisht sepse Eljan Tanini u debua me turp me 1 qershor nga aktivistet qe i qendruan besnike ceshtjes pavaresisht dhunes e presionit bandit e policor te Rames, Veliajt dhe Metes, pavaresisht sabotimit te pabese te aleates se Edi Rames ne qeverine e 17 Majit, Partise se Lulit dhe Saliut, pavaresisht territ informativ te televizioneve te shitura tek pushteti dhe mafia e ndertimit..Erion Veliaj dhe te gjithe bashkefajtoret e tij do te pergjigjen para drejtesise edhe per aferen kriminale te shkaterrimit te Parkut me betonizim..

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme