Si mund të pajiseni me leje për shkuar në punë me makinën dhe motoçikletën tuaj

Nga Exit News
Si mund të pajiseni me leje për shkuar në punë me makinën dhe motoçikletën tuaj

Duke nisur nga dita e hënë, 20 prill, punonjësit e bizneseve të lejuara të funksionojnë dhe punonjësit e adminsitratës publike mund të mund të marrin leje për të shkuar në punë me makinë ose me motocikletë.

Leja do të merret në portalin e-albania dhe me mesazh në numrin 55 155. Ajo do të jetë e vlefshme për nje javë (7 ditë) në fashën orare 05:00 deri në 08:30 dhe 16:00 deri në 17:30.

Si mund të pajisesh me “Leje për Mjet për Punë”, përmes e-albania

Lejet e lëvizjes me makinë do të merren online, përmes aplikimit në platformën qeveritare e-albania.

Personat, të cilët kanë një telefon inteligjent ose një kompjuter do të veprojnë kështu:

Hyni tek platforma e-albania. Nëse keni një llogari në këtë platformë klikoni direkt tek alternativa “Hyj”. Nëse nuk keni një llogari të hapur në platformë do të duhet ta krijoni një të tillë. Llogaria e re krijohet duke zgjedhur alternativën “Regjistrohu”, në fillim të faqes — për tu regjistruar duhet numri i leternjoftimit.

Pasi të keni hyrë në platformën e-albania, kërkoni “Leje për Dalje”. Në ekran do tju shfaqet një sqarim, mbi alternativën e zgjedhur. Shkoni në fund të faqes dhe klikoni “Përdor”.

Do të paraqiten dy alternativa “Leje për Këmbësorë” dhe “ Leje për Mjet për Punë”. Ju duhet të klikoni tek “Leje për Mjet për Punë”.

Më pas do të plotësoni të dhënat e juaja, nëse automjeti është në pronësinë tuaj, ai do t’ju shfaqet automatikisht në ekran.

Nëse automjeti nuk është në pronësinë tuaj, duhet të plotësoni numrin e targës dhe të shasisë.

Një person mund të aplikojë vetëm për një automjet.

Personat që punojnë me turne duhet të zgjedhin alternativën “Punë me Turne, jashtë fashës orare 05:00 deri 08:30 dhe 16:30 deri në 17:00” , dhe më pas do të zgjidhni vetë orën e saktë të vajtjes dhe të kthimit nga puna.

Leje do tju vij menjëherë në telefon me mesazh ose në email, në varësi të alternativës që keni zgjedhur.

Si të pajisesh me “Leje për mjet për punë” përmes mesazhit në telefon:

Persona të cilët kanë një telefon të thjeshtë do të dërgojnë një mesazh në numrin 55 155.

Formati i mesazhit për shtetasit shqiptarë me targë shqiptare është “M TARGË SHASI NID” dhe për ata me targë të huaj është “MF TARGË NID”

Formati i mesazhit për shtetasit e huaj më targë shqiptare është “M F TARGË SHASI NID” dhe ata me targë të huaj është: “MF F TARGË NID”.

Leja, në këtë rast do të miratohet pas 24 orësh.

Lejohet të merret në makinë vetëm një koleg pune, ose një familjarë i juaj me leje pune, i cili duhet të ulet në sediljen e pasme diagonalisht me shoferin.

Persona që do të lëvizin pa leje, duke nisur nga dita e hënë, 20 prill, do të gjobiten sipas përcaktimeve në Kodin Penal.

Policia do të kontrollojë kodin me viza të lejes, e cila do të jetë në email, ose në telefonin tuaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>