Që prej ditës së hënë, 30 mars, vetëm një person nga familja do të lejohet të dalë nga shtëpia me leje nga qeveria, për një orë, brenda fashës kohore 05:00 deri në orën 13:00. Nga ky rregull përjashtohen personat që kanë leje për të shkuar në punë.
Qeveria nuk do t’i japë leje të moshuarve për të dalë nga shtëpia. Ata do të qendrojnë në shtëpi dhe nuk do të lejohet të dalin prej saj për asnjë arsye. Bashkia do të furnizojë me ilaçe dhe me ushqime të gjithë të moshuarit që jetojnë vetëm, ose i kanë fëmijët larg dhe nuk kanë askënd që të kujdeset për to.
Procedurat e pajisjes me lejen e daljes nga shtëpai e sqaroi Kryeministri Rama, ditën e premte, mbasdite.
Si mund të pajisesh me leje dalje:
Lejet e daljes nga shtëpia do të merren online, përmes aplikimit në platformën qeveritare e-albania.
Personat, të cilët kanë një telefon inteligjent ose një kompjuter do të veprojnë kështu:
Hyni tek platforma e-albania. Nëse keni një llogari në këtë platformë klikoni direkt tek alternativa “Hyj”. Nëse nuk keni një llogari të hapur në platformë do të duhet ta krijoni një të tillë. Llogaria e re krijohet duke zgjedhur alternativën “Regjistrohu”, në fillim të faqes — për tu regjistruar duhet numri i leternjoftimit.
Pasi të keni hyrë në platformën e-albania, kërkoni “Leje për Dalje”. Në ekran do tju shfaqet një sqarim, mbi alternativën e zgjedhur. Shkoni në fund të faqes dhe klikoni “Përdor”.
Më pas do të vendosni datën dhe orën se kur doni të dilni. Në ekran do tju shfaqet çertifikata familjare, prej së cilës do të zgjidhni emrin tuaj.
Leje do tju vij menjëherë në telefon me mesazh ose në email, në varësi të alternativës që keni zgjedhur.
Persona të cilët kanë një telefon të thjeshtë do të dërgojnë një mesazh në numrin 55 155. Leja, në këtë rast do të miratohet pas 24 orësh.
Persona që do të lëvizin pa leje, duke nisur nga dita e hënë, 30 mars, do të gjobiten. Policia do të kontrollojë kodin me viza të lejes, e cila do të jetë në email, ose në telefonin tuaj.