Si mund të përfitojnë bizneset e mëdha hua nga qeveria?

Nga Exit News
Si mund të përfitojnë bizneset e mëdha hua nga qeveria?

Qeveria ka hapur linjën e kredisë, me vlerë 11 miliardë lek, për bankat që do të japin kredi për biznesin e madh. Vendimi i qeverisë u publikua, më 7 prill në Fletoren Zyrtare.

Për të marrë kredi mund të aplikojnë vetëm bizneset e mëdha, aktiviteti i të cilëve është prekur nga masat ndaluese të koronavirusit. Bizneset mund ta përdorin këtë kredi për të paguar pagat e punonjësve.

Kredia do të lëshohet në lek, me kohëzgjatje 2 vjet, dhe për 3 muajt e parë nuk do të paguhet principali. Norma e interesIt do të jetë nga 0,5 për qind deri në 2,85 për qind.

Kriteret që një biznes duhet të përmbushë për të përfituar kredinë janë:

— Duhet të bëjë pjesë në listën e biznese të prekura nga vendimet e qeverisë.

— Duhet ta përdori huanë vetëm për të paguar pagat e punonjësve, bazuar në listë pagesën e muajit shkurt. Vlera e pagës mujore nuk do të jetë më e lartë se 150 000 lekë (1200 euro).

— Duhet të ketë fuqi ripaguese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>