Si po e përdor Rama Rindërtimin për të ‘kënaqur’ bizneset

Nga Exit News
Si po e përdor Rama Rindërtimin për të ‘kënaqur’ bizneset

Më 26 nëntor 2019 vendi u godit nga një tërmet rreth 6 ballë, duke shkaktuar 51 viktima dhe qindra të plagosur. Dëmet e shkaktuara ishin të mëdha, qeveria i vlerësoi në rreth 1 miliardë euro.

Dhe qeveria Rama, pasi siguroi rreth një miliardë euro, nga buxheti dhe nga donatorët, për procesin e rindërtimit, vendosi si prioritet të sajin nisjen dhe përfundimin sa më parë të një pjesë të punimeve.

Në emisionin”Me pak fjalë”, të enjten, në Euronews u tregua se si qeveria po e përdor tani këto para dhe projekte si kartë zgjedhore.

Ndaj, qeveria vendosi të përshpejtojë çdo gjë, duke shkelur apo anashkaluar çdo procedurë, çdo rregull, çdo të drejtë njerëzore, dukë bërë çdo vendim në mënyrë arbitrare për të arritur të rindërtojë sa më parë.

Rama mobilizoi të gjitha kapaciteteve ndërtuese të vendit në shërbim të rindërtimit. Dhe në ndryshim nga çfarë po akuzohet, qeveria për herë të parë në gjithë karrierën e tij drejtuese, Kryeministri Rama po zbaton demokracinë ndërtimore: po u jep punë planfikuese, projektuese, ndërtuese, mbikqyrëse të gjithëve.

Arsyeja është e qartë: kryeministri do që çdo lopatë, çdo ekskavator, çdo punëtor, çdo kapacitet ndërtimor që ka Shqipëria të vihet në punë menjëherë.

Nëse do zgjidhte vetëm 3-4 kompani, ato do të donin shumë kohë për të ndërtuar volumin që Rama do të arrijë deri në zgjedhje. Duke i dhënë shumë kompanive një volum më të vogël, ai përshpejton punët.

Këtë gjë e ka patur të thjeshtë që ta bëjë për shkak të procedurës se kufizuar tenderuese që po përdor për ridnërtimin: qeveria vendos se kë fton të paraqesë ofertë për çdo punë ndërtimore.

Kjo taktikë ka edhe një të mirë tjetër zgjedhore: do të kënaqë çdo biznes të mundshëm ndërtimi dhe do e lidhë fatin e pagesave me fatin e qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>