Si po hapin kufijtë vendet e Europës?

Nga Exit News
Si po hapin kufijtë vendet e Europës?

Disa prej vendeve të Bashkimit Europian kanë hapur kufijtë e tyre të brendshëm smë 15 qershor.

Megjithatë udhëtimi në zonën Shengen mbetet mjaft i kontrolluar dhe shumica e vendeve kanë rregullat e tyre për turistët e BE-së dhe vizitorët e vendeve të treta. Qytetarët nga vendet jashtë BE-së nuk nuk lejohen ende të hyjnë në BE dhe këto kufizime pritet të mbesin në fuqi të paktën deri në 1 korrik.

Në Austri, kufijtë me Gjermaninë, Zvicrën, Lihtenshtajnin, Slloveninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Çekinë u hapën më 4 qershor. Vendi pritet të hap nesër kufirin e tij me Italinë. Kushdo që arrin në Austri nga jashtë duhet të sigurojë një certifikatë mjekësore që vërteton se personi nuk është i prekur me  COVID-19. Çertifikata duhet të jetë e katër ditëve të fundit.

Belgjika do të hapë kufijtë për qytetarët e BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe katër vendeve e tjera të Shengenit nga sot. Kroacia gjithashtu do të hapë kufijtë e saj për të gjithë qytetarët e BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar pa detyrime karantine.

Që nga 9 qershori, Qipro lejon udhëtarët nga Greqia, Malta, Bullgaria, Norvegjia, Austri, Finlanda dhe një numër vendesh të tjera. Ngjashëm si Austria, edhe Qipro kërkon një çertifikatë shëndetësore për udhëtarët. Më 20 qershor, vendi do të jetë i hapur për vizitorët zviceranë, polakë, rumunë, kroatë, estonezë dhe çekë. Fluturimet nga Britania e Madhe, Rusia, SH.B.A., Franca, Spanja dhe Italia mbeten të pezulluara.

Franca ka hapur kufijtë sot për qytetarët e BE-së pa asnjë kufizim. Atyre që vijnë nga Spanja dhe Britania e Madhe do t’u kërkohet të izolohen për 14 ditë.

Gjermania gjithashtu pritet të lejojë vizitorët nga vendet e BE-së, Zvicra, Norvegjia, Islande dhe Mbretëria e Bashkuar që nga sot.

Në Greqinë fqinje, fluturimet ndërkombëtare kanë rifilluar, por disa pasagjerëve do t’ju kërkohet të testohen pas mbërritjes dhe të shkojnë në karantinë për 7-14 ditë, në varësi të rezultatit të rezultateve. Qytetarët shqiptarë që hyjnë në Greqi përmes tokës ose ajrit do t’i nënshtrohen testeve të rastësishme dhe pa kufizime shtesë.

Italia hapi kufijtë e saj për udhëtarët e BE-së, Britanisë së Madhe dhe Shengenit më 3 qershor pa kërkesa për karantinë.

Hyrja në Mal të Zi u lejohet vizitorëve të çdo kombësie, për sa kohë që ata vijnë nga një vend me një shkallë transmetimi më të vogël se 25 në 100 mijë. Autoritetet malazeze po mbajnë një listë të azhurnuar të vendeve që plotësojnë këtë kriter.

Turistët nga një numër vendesh të BE-së mund të vizitojnë Holandën që sot, për sa kohë që vijnë nga një vend ku “rreziqet shëndetësore janë të ngjashme ose më të ulëta se Hollanda”.

Polonia hapi kufijtë e saj për shtetasit e BE që nga 13 qershori.

Spanja ka vendosur të hapë kufirin e saj me vendet e Shengenit më 22 qershor, por kufiri me Portugalinë do të mbetet i mbyllur deri më 1 korrik. Aktualisht, kushdo që hyn në vend duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.

Kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar janë të hapura që nga 8 qershori, por vizitorëve ndërkombëtarë u kërkohet të izolohen për 14 ditë. Qeveria tha se do të rishikojë masat çdo tre javë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>