Në Suedi jeta vazhdon normalisht, pothuajse pa asnjë kufizim. Shkollat fillore dhe kopshtet janë të hapura, baret dhe restorantet janë të hapura, kufijtë janë të hapur dhe njerëzit lëvizin lirisht.
Vendi ka zgjedhur një strategji krejtësisht të ndryshme nga pjesa tjetër e botës për t’u përballur me koronavirusin: imunitetin e turmës—lejimin e përhapjes normale të koronavirusit për t’i dhënë mundësi njerëzve të krijojnë imunitet trupor duke krijuar vetëmbrojtje të përhershme ndaj virusit.
Qeveria, por edhe shoqëria suedeze, ka gjykuar se mbireagimi—izolimi dhe karantina, me pasojat e rënda ekonomike dhe sociale që vinë prej tyre—është më i keq se sa nënreagimi që ka zgjedhur Suedia—shmangien e izolimit dhe karantinës, duke u mjaftuar me ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 50 persona, mbylljen e vetëm të shkollave të mesme dhe të larta dhe disa kufizime të tjera të vogla.
Strategjia e Suedisë është e ndryshme edhe nga ajo e vendeve të tjera skandinave, Norvegjisë dhe Danimarkës, të cilat kanë vendosur masa të ashpra që kur u identifikuan rastet e parë më koronavirus në Evropë.
Rezultatet e deritanishme të këtyre strategjive të ndryshme janë ende të paqarta.
Edhe pse me 3 066 të infektuar Novergjia ka numrin më të lartë të të infektuarve mes vendeve skandinave, ajo ka numrin më të ulët të vdekjeve, vetëm 15 persona kanë humbur jetën; pas saj vjen Danimarka me 41 të vdekur. Suedia ka numrin më të lartë te vdekjeve, 92 të vdekur nga 2050 të infektuar. Nga këto shifra është e vështirë të arrish në konlulizone, të paktën edhe për disa javë.
Zgjedhjen e saj Suedia e ka bazuar mbi modelet e parashikimit të përhapjes së koronavirusit të ndërtuara në bazë të të dhënave të mbledhura aktualisht në Kinë dhe në Itali, dhe të epidemive të mëparshme në botë, përfshi Ebolën, SARS-in dhe MERS-in, me anë të të cilave autoritet shëndetësore parashikojnë skenarët e mundshëm si do të përhapet virusi, numrin e të infektuarve, të shtruarve në spitale, të sëmurëve rëndë dhe të të vdekurve që mund të ketë në çdo skenar.
Modelet suedeze parashikojnë se në Suedi do të ketë shumë më pak të shtruar në spital për 100 mijë banorë se sa është parashikuar në vendet e tjera, përfshi Norvegjinë e Danimarkën fqinje. Veçanërisht, modelet e qeverisë britanike parashikojnë një numër disa herë më të lartë të të vdekurve se ato suedeze.
Qeveria suedeze mendon se shumë pak persona do ta kalojmë rëndë koronavirusin—shumica dërrmuese e popullsisë së prekur do të jenë krejtësisht pa simptoma ose me simptoma të papërfillshme—nga ata që do të shafqin simptoma të ndjeshme, vetëm një në pesë do të kërkojë trajtim spitalor.
Imuniteti i turmës
Të gjitha vlerësimet parashikuese suedeze për vdekshmërinë e koronavirusit janë në diapazomin 0,5%-1%. Për krahasim, vdekshmëria nga “virusi spanjoll” i viteve 1918-19, i cili është me diferencë të madhe gripi më vdekjeprurës në botë, ishte 3 për qind në disa pjesë në Suedisë.
Sistemi i brendshëm i transportit dhe i komunikimit ishin më pak të zhvilluar se sa në vendet e tjera në atë kohë, duke ndihmuar në uljen e përhapjes së epidemisë. Në afat shkurtër, kjo u perceptua si një gjë e mirë, por duke qenë se nuk u arrit imuniteti i turmës, në Suedi gripi spanjoll goditi edhe dy herë të tjera brenda një virt. Vdekshëmria në valën e dytë qe më e lartë se në valën e parë.
Duke mësuar nga kjo, shumë njerëz në Suedi tani janë optimist se mund të fitohet imuniteti i turmës. Në krahasim me gripin spanjoll, koronavirusi ëshët më pak i rëndë, sepse shumë persona të infektuar nuk do të shfaqin simptoma, por kjo bën që ai të përhapet më shpejt.
Kjo gjë sipas suedezëve do të përhapë virusin që në fillim në një pjesë të mahde të popullsisë e cila nuk do të ketë pasoja të rënda duke arritur shpejt imunitetin e turmës—kur një pjesë e mjaftuyeshme e popllsisë arrin imunitet, vurisu ndalon së ëprhapuri dhe zhduket.
Suedezët vlerësojnë se pragiu i arritjes së imunitetit të turmës është 60 për qind dhe sa më shpejt që të arrieht ky prag aq më mirë do të jetë, prandja Suedia nuk ka ndërmarrë asnjë strategji për zbutjen e fortë apo ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kjo strategji do të ulë gjithashtu rrezikun e valëve të tjera të epidemisë.
Në fund, kjo strategji merr parasysh një balancim midis humbjes së jetëve nga pandemia dhe pasojat negative afatgjata në ekonomi dhe vdekjet që mund të shkaktohen nga varfëria apo problemet ekonomike.
A do funksionojë strategjia suedeze?
Ëshrtë e vështirë të gjykosh tani nëse kjo strategji do të funksionojë.
Vertëm kur pandemia të ketë kaluar në të gjithë botën do të mund të kemi të dhëna për të vlerësuar suksesin ose dështimin e strategjive të përdorura nga Suedia.
Por një gjë duket që tani: virusi në Suedi po përhapet ngadalë dhe në mënyrë jo të njëtrajtshme, duke mos krijuar asnjë mundësi për arritjen e shpejtë të imunitetit të turmës siç shpresonin autoritetet suedeze.
Prandaj, nisur nga ky fakt, strategjia e tyre mund të duket e pakujdesshme.
Ky artikull është një përmbledhje e përshtatur e një artikulli të Paul Franks dhe Perter Nilsson, profesorë të epidemiologjisë në Unversitetin e Lundit dhe është botuar nën të drejtat e Creative Commons