Nëse përllogariten rastet e regjistruara me koronavirus në kohë sipas kontinenteve, përfundimi tregon se Europa po shënon rënie, ndërsa Amerika rritje të të infektuarve të rinj.
Grafikët e BBC tregojnë se Amerika ka shënuar rritjen më të shpejtë të rasteve me Covid-19 në botë. Kjo është ndikuar nga shifrat e regjistuara në Amerikë dhe Brazil, dy vende të goditur fort nga pandemia.
Edhe shtetet në Afrikë po shënojnë rritje të rasteve të reja të të infektuarve.
Viktimat më të shumta janë në Brazil ku regjistrohen mesatarisht 1,000 viktima në ditë.