Si propozon opozita të zgjidhen anëtarët e KQZ-së së re

Nga Exit News
Si propozon opozita të zgjidhen anëtarët e KQZ-së së re

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë mënjanimin e Kuvendit në procesin e zgjedhjes së antarëve të strukturës së re të Komisionit Qendror të Zgjedhejve.

Sipas formulës së propozuar nga PD dhe LSI, është Avokati i Popullit ai që shpall, mbledh dhe vlerëson kandidaturat për të tre shkallët e KQZ-së në dy lista.

Një listë me kandidatët që plotësojnë kushtet për të qënë anëtar i KQZ-së dhe një listë me kandidatët që nuk i plotësojnë këto kushte.

Më pas, një komision Ad Hoc me 3 përfaqësues nga mazhoranca dhe 2 nga opozita do të shqyrtojë të dyja listat. Ata do të kenë të drejtë që me 4 vota të kalojnë kandidatët nga lista e atyre që nuk plotësojnë kushtet, tek lista e kandidatëve që i plotësojnë ato.

Pas përfundimit të listës me kandidatët që plotësojnë kriteret për të qënë anëtar, komisioni Ad Hoc zgjedh anëtarët për të tre shkallët e KQZ-së si më poshtë:

a)     Nga lista e kandidatëve për Komisioner, komisioni Ad Hoc zgjedh me shumicë votash katër kandidatë. Më pas, dy anëtarët e opozitës përjashtojnë secili nga një prej këtyre katër kandidatëve. Në fund, Komisioneri zgjidhet me shumicë votash nga dy kandidatët e mbetur.

b)    Nga lista e kandidatëve për Zëvendëskomisioner, dy anëtarët e opozitës në komisionin Ad Hoc përzgjedhin nga një kandidat. Më pas komisioni zgjedh me shumicë votash njërin prej tyre.

c)     Për kandidatët për Komisionin Rregullator, çdo anëtar i Komisionit Ad Hoc zgjedh një kandidat nga lista e atyre që plotësojnë kriteret.

d)    Nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar për Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve, secili anëtar i Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.

Lista me anëtarët e përzgjedhur nga Komisioni Ad Hoc i kalon Kuvendit për votim në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancën plenare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>