Kur njerëzit më pyesin pse ose si erdha në Shqipëri, unë buzëqesh dhe zakonisht jap një version disi të shkurtuar të ngjarjeve. Në fakt, arsyeja që unë përfundova të jetoj këtu si pasojë e disa ngjarjeve në dukje të palidhura me njëra-tjetrën, disa të vogla, disa të mëdha, që përfundimisht më sollën këtu e bënë këtë që jam sot.
Shprehja për këtë është “efekti i fluturës”, një degë e teorisë së kaosit që i referohet një situate ku një ndryshim i vogël mund të rezultojë në ndryshime të konsiderueshme në një gjendje më të madhe. Për shembull, akti i thjeshtë i një fluture që përplas krahët mund të shkaktojë një sërë ngjarjesh zinxhir gjithmonë e më të mëdha, duke rezultuar në një tornado, shumë javë ose madje muaj më vonë.
Në vitin 2017 u martova dhe jetoja në Maltë. Unë kisha kaluar 10 vjet atje dhe kisha lënë punën time në një firmë juridike një vit më parë për të shkruar. Në fillim të korrikut bëra kërkesën për divorc dhe mora një vendim të parakohshëm për të hipur në një aeroplan, të nisem për në Qipro dhe të qëndroja atje me miqtë.
Gjatë muajve në vazhdim, vendosa të transferohem në Qipro dhe gradualisht fillova të lëviz gjërat e mia. Pastaj, në tetor, ndjeva nxitjen për të udhëtuar.
Kam pasur disa mundësi dhe vendosa për Tiranën, Shqipëri. Në fund të fundit, pse jo? Rezervova fluturimin tim rreth orës 4 pasdite dhe do të fluturoja në 6 të mëngjesit të ditës tjetër.
Në atë kohë, unë jetoja rreth një orë nga aeroporti dhe më duhej të isha atje rreth orës 5 të mëngjesit. Alarmi u fik rreth orës 3 të mëngjesit dhe unë u rrotullova dhe e shtypa duke u sharë. Pa e ditur se gabimisht kisha shtypur “anullim”.
Papritur hapa sytë dhe pashë rrezet e para të dritës të rrëshqasin nëpër dritare. Unë isha zgjuar natyrshëm dhe në një sekondë, fillova të bëhesha gati në panik. Shikova orën në telefon – ora ishte 4:45 e mëngjesit. Kisha rreth dhjetë thirrje të humbura nga taksia dhe në atë moment mendova se nuk e “arrij dot” dhe mbylla sytë dhe u rrotullova. Unë nuk do të arrij dot në kohë, kështu që më mirë të flija.
Pastaj befas, energjia më erdhi nga diku brenda meje dhe u ngrita. Telefonova taksinë dhe i thashë të ishte aty brenda pesë minutave dhe të më sillte kafe, sepse do të kishte nevojë për të. Kapa pasaportën dhe bagazhin e dorës dhe isha jashtë derës.
Udhëtimi për në aeroport kaloi në një turbullim të mirëfilltë. Unë isha e bindur që nuk do ta arrija, pavarësisht se shoferi i taksisë po shkelte çdo kufi të shpejtësisë ndërsa kaluam nëpër male në rrugën për në Larnaca. Në kohën kur arritëm në aeroport, kishte zbardhur dita dhe ora kishte kaluar pak minuta pas 5-së. Mora çantën, pagova shoferin e taksisë dhe vrapova në terminal. Porta ishte e shkretë, por unë vrapova nëpër barrierë dhe arrita me vrap në banak, duke bërtitur “përshëndetje” furishëm. Fatmirësisht, një stjuardesë e mirë i erdhi keq për mua dhe pasi ata ende nuk e kishin mbyllur plotësisht portën, ajo më lejoi.
Disa herë e konsiderova të mos shqetësohesha dhe të kthehesha në shtrat, por diçka më shtyu të vazhdoja.
Qëndrova katër ditë në Tiranë. Ditën e parë, mora pjesë në një takim me të huaj që jetojnë në Shqipëri në hollin e hotelit. Kurioze dhe pa asgjë tjetër për të bërë, iu bashkova dhe ata më ftuan të shkoja në një mbrëmje gala atë natë. Kështu që unë zgjodha fustanin tim më të dashur nga valixheja ime e vogël dhe u nisa me to.
Kam kërcuer dhe piva pak më shumë verë para se të shkoja në zonën e duhanpirësve. Ishte një vajzë tjetër atje që e prezantoi veten si Iris. Ajo ishte austriake dhe punonte në Shqipëri për një kompani të madhe nafte. Na ngjiti muhabeti, shkëmbyem numra dhe e kamë të takoheshim për një pije para se të ikja.
Të nesërmen u zgjova me dhimbje të forta në vesh. Hoteli thirri një doktor që erdhi, më ekzaminoi dhe më dha antibiotikë dhe qetësues kundër dhimbjeve. Ai gjithashtu më tha që nuk duhet të fluturoja për pesë ditët e ardhshme sepse do të rrezikoja të shpoja veshin. Unë e pyeta për fluturimin tim brenda dy ditësh, dhe ai më sugjeroi të provoja ta riprenotoja përsëri.
Tashmë unë e doja Tiranën dhe nuk kisha nevojë për shumë bindje, kështu që u futa dhe morra një biletë të re udhëtimi. Por ditën tjetër kur e hapa adresën time elektronike kuptova që e kisha prerë biletën e re për tre javë më vonë, nga ajo ditë.
Pra, do të qendroja në Tiranë me një valixhe të vogël dhe në një hotel të shtrenjtë për tre javë të tjera.
Ripashë se mos e ndryshoja datën, por nuk funksionojë. Ndaj vendosa ta shijoja këtë kohë, dhe si fillim fillova të kërkoj për një ambjent të vogël me qira të lirë.
I dërgova një mesazh Irisit dhe i shpjegova se çfarë më kishte ndodhur dhe pasi ajo pushoi së qeshuri, ajo tha se “kështu ishte e thënë”.
Në fund të javës së dytë, unë kisha vendosur të jetoja këtu. Tashmë në Shqipëri ndihesha si në shtëpi. Brodha rrugëve, bëra foto, u bëra tapë me një çift të vjetër, i cili nuk fliste anglisht, hëngra ushqim të jashtëzakonshëm, shkova në bregdet, mora teleferikun në Dajt – Unë isha e dashuruar me këtë vend. I thashë Irisit që doja të jetoja këtu dhe ajo tha: “është qesharake që ta thuash, por unë kam një dhomë bosh me qira, pse nuk e merr?” Kështu bëra.
U largova në Qipro, mora gjërat e mia dhe dy macet e mia, dhe u ktheva në Shqipëri. U zhvendosa në dhomën e lirë të miqve të mi. Më në fund isha në shtëpi.
Kaloi një muaj apo më shumë dhe u sëmura me një grip të tmerrshëm. Duhej të fluturoja për në Maltë për të takuar presidentin maltez për ta njohur me disa nga punë që kisha bërë për të drejtat e grave, por isha aq e sëmurë sa mu desh ta anulloja. Isha shtrirë në shtrat për dy javë dhe nuk pashë askënd, përveç Irisit, sa herë që ajo më sillte fruta dhe më sigurohej që isha gjallë.
Pas pak kohësh, dola nga dhoma ime – dukej e tmerrshme, ndihesha shumë keq, por isha duke u shëruar. Irisi ishte në kuzhinë dhe më tha që po shkonte në festën e ditëlindjes së një miku. Ajo më ftoi, por mendimi për ta shoqëruar më mbushi me frikë. Dhe akoma ndihesha e sëmurë. Por përfundimisht, këmbëngulja e saj më mposhti. E gjeta veten duke protestuar ndërsa vishja xhinset dhe krihja flokët.
Ndërsa hymë në lokal, unë iu drejtova asaj dhe i thashë: “Vetëm një pije, dhe do shkoj në shtëpi”.
Ishte nata që takova partnerin tim dhe babain e vajzës time. Ai, nga ana tjetër, më frymëzoi për të filluar këtë blog dhe më drejtoi nëpër shumë nga vendet që kam paraqitur në të.
Sa për vajzën time, mjeku më pati thënë se kisha shumë pak mundësi të mbetesha shtatëzanë, për shkak të një apendisiti disa vite më parë.
Megjithatë ajo është këtu është, një vjeç dhe shumë e dashur.
Situata në të cilën gjendem tani nuk mund të ndodhte pa ndonjërën nga këto ngjarje të vogla, në dukje jo të mëdha. Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të hiqja dorë nga puna ime për të qenë shkrimtare? Apo të mos paraqisja kërkesën për divorc? Apo të mos i kisha hipur me avionit për në Qipro? Apo të mos kisha vendosur të vizitojë Shqipërinë? Apo të kisha vendosur të flija mëngjesin e fluturimit tim? Apo të kisha pasur frikë në aeroport? Apo zonja të mos më lejonte? Apo mjeku të thoshtë që mund të fluturoja? Apo nëse nuk do të klikoja rastësisht në datën e gabuar kur rezervova fluturimin? Apo të mos isha sëmurur? A do ta kisha fatin që kam tani? Dyshoj.
A ishte e gjitha kjo fat apo mundësi? A ishte e thënë të bëhej? Apo ishte gjithçka thjesht rastësi? Le të mos e konsiderojmë as faktin që xhaxhai im i madh udhëtoi në këto treva 150 vjet më parë, duke shkruar për ato që ai hasi dhe duke pikturuar peizazhet. Kjo, meqë ra fjala, nuk ishte arsyeja pse unë doaj ët vija në Shqipëri, sërisht ishte një nga këto gjerat e vogla.
Ndoshta ju nuk më njihni dhe po e lexoni këtë shkrim duke menduar “cila është kjo punë e e madhe që të sjell në Shqipëri?” Por në realitet, ishte pjesa më e madhe e jetës sime. Është i vetmi vend që jam ndjerë ndonjëherë në shtëpi. Është një vend që nuk mund ta imagjinoj largimin dhe është një vend që me të vërtetë ka zemrën time. Ky vend më ka dhuruar dashuri, lumturi, paqe dhe vajzën time – të gjitha gjërat që unë mendoja se nuk do t’i kisha kurrë. Kjo është arsyeja pse është një punë e madhe.
Botuar më parë në The Balkanista