Si regjistrohemi në klasën e 10 nga e-Albania

Si regjistrohemi në klasën e 10 nga e-Albania

Kryeministri Rama njoftoi të premten se regjistrimet për vitin e parë në gjimnaz tashmë mund të kryhen përmes portalit E-Albania.

Për këtë qëllim në platformë është shtuar edhe një modul i ri “Regjistrimi në klasë të dhjetë“.

Regjistrimi duhet të kryhet nga prindrit ose kujdestarët ligjor të gjimnazistit të ri në perjudhën 1 -15 korrik.

Regjistrimi në gjimnazet publike bëhet në bazë të zonës së gjimnazit, sipas planifikimit paraprak të Zyrave Vendore Arsimore. Institucionet arsimore duhet ta respektojnë në mënyrë strikte ndarjen zonore.

Ndërkohë, regjistrimi në shkollat e mesme profesionale (artistike, sportive, për gjuhët e huaja, etj.) kryhet në bazë të udhëzimit të Ministrit përkatës, por lejohen edhe nxënës nga bashki të tjera.

Pasi prindi ose kujdestari të ketë hyrë në portal dhe të ketë hyrë në modulin, ai duhet të shtyp butonin përdor dhe të plotësojë formularin e kërkuar.

Atij do t’i kërkohet të ngarkojë, bashkë me aplikimin, edhe dokumentet e mëposhtme:

 Dëftesë lirimi (skanim i origjinalit);

– Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore; – Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive)).

Aplikimi shkon në institucionin përkatës të arsimit, i cili kthen përgjigje mes datave 16-25 korrik, pas shqyrtimit.

Ndërkohë, në këtë interval kohe shkollat profesionale me konkurs do të informojnë aplikuesin nëse pranohet si konkurrent dhe mbi datat e konkursit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>