
Si sot, një vit më parë, dy ndërtesat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental u shkatërruan plotësisht.
Duke filluar rreth orës 4:30 të mëngjesit të 17 majit 2020 u prish ndërtesa e Teatrit Kombëtar. Fillimisht, policia rrethoi zonën e Teatrit Kombëtar në një operacion të beftë policor kur qindra forca policore rrethuan ndërtesën e teatrit.
Në pak minuta ato larguan forcërisht dhjetëra qytetarë që kishin gjithë natën që qendronin aty.
Disa qytetarë që kundërshtuan u shoqëruan për në komisariatet e policisë. Pas shembjes së Teatrit, qytetarët u përplasën me policinë gjatë gjtihë ditës.
Më shumë se 1 mijë policë bashkiakë, forcat RENEA dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan të gjithë perimetrin e ish-Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme.