Si të dezinfektoni mjediset e banesave dhe të punës

Nga Exit News
Si të dezinfektoni mjediset e banesave dhe të punës

Nisur nga njohuritë e deritanishme për koronavirusin, mënyra e vetme për të ndaluar përhapjen e tij është shmangja e kontakteve me të tjerët përmes izolimit dhe dezinfektimit të mjediseve dhe sendeve që janë prekur nga persona të tjerë.

Përhapja e koronavirusit nga njeriu tek njeriu ndodh përmes marrjes së piklave të kollës ose të tështimës të nxjerra me anë të frymës nga personat e infektuar. Mikrobet e virusit mund të qëndrojnë në ajër për disa orë dhe për disa ditë në materiale të caktuara.

Pastrimi i sipërfaqeve të dukshme dhe dizinfektimi i tyre është praktika më e mirë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në banesa dhe mjediset rreth tyre.

Më poshtë është një përshkrim i thjeshtë si mund të bëhet dezinfektimi.

Hapi i parë: pastrimi

Pastrimi heq mikrobet dhe papastërtitë nga sipërfaqet e mjedisive dhe objekteve. Pastrimi nuk i vret mikrobet, por i zhvendos nga sipërfaqet tek materialet që përdoren për pastrim, të cilat duhet të hidhen ose dezinfektohen, duke ulur si sasinë e mikrobeve dhe viruseve, por edhe rrezikun e infektimit.

Hapi i dytë: dezinfektimi

Dezinfektimi i sipërfaqeve të pastruara duhet të bëhet me anë të solucioneve me kimikate. Ky proces i ngordh mikrobet pasi ato janë larguar si pasojë e pastrimit. Duhen dezinfektuar si sipërfaqet, ashtu edhe materialet e përdorura për pastrim, ato të cilat nuk janë një përdorimshe, si leckat.

Gjatë pastrimit dhe dezinfektimit duhet të përdoren doreza. Pas pastrimit dhe dezinfektimit, dorezat duhet të hidhen dhe të mos përdoren më, dhe duhet të lahen mirë duart.

Objektet që duhet të dizenfektohen

Çdo sipërfaqe dhe objekt i mundshëm në shtëpi është e mira të dizinfektohet.

Për dizenfektimin mund të përdoret zbardhues me baze klori të holluar në ujë me përmbajtje alkooli mbi 70 për qind. Dizinfekuesi nuk duhet përzjerë me amoniak ose produkt tjetër pastrimi.

Përparësi duhet t’i jepet dizinfektimit të sipërfaqeve të objekteve që preken më shumë, tavolina, karrige, doreza dyersh, çelesat e dritave, komedina, tualete, duke përdorur materialet e zakonshme pastruese dhe dezinfektuese.

Në mënyrë të veçantë duhet të dezinfektohen tualetet.

Për sipërfaqe delikate si tapete, qilima duhet të përdoren produkte të posaçme ose në mungesë të tyre ujë të nxehtë me sapun.

Duhet të pastrohen peshqirët, çarçafët dhe sendet e tjera që lahen në lavatriçe. Përdorni përveç detergjentëve të zakonshëm larës, edhe produkte për dezinfektimin e rrobave.

Rrobat e pista nuk duhet të shkunden, por duhet të futen menjëherë për t’u larë.

Nëse keni një person të sëmurë në shtëpi:

Personi i sëmurë duhet të ketë një dhomë të dedikuar ku duhet të qëndrojë i mbyllur, larg personave të tjerë të shtëpisë.

Personi që kujdeset për të duhet të marrë produke pastrimi të dedikuara për personat e sëmurë. Para dhe pas çdo kontakti me të, duhet të dizinfekotojë duart me dezinfektant të posaçëm.

Nëse personi i sëmurë nuk mund të ketë një banjo të veçantë në shtëpi, atëherë pas çdo përdorimi nga personi i sëmurë banjo duhet të dezinfektohet. Çdo objekt i prekur nga personi i sëmurë në banjo duhet të dezinfektohet.

Përpara dezinfektimit duhen larë sipërfaqet e objekteve me ujë të nxhetë dhe sapun.

Personi që do të bëjë pastrimin duhet të veshë doreza dhe të mbajë maskë. Kur pastrimi mbaron, dorezat dhe maska nuk duhet të përdoren më. Pas heqjes së dorezave duhen larë duart.

Duhen veshur doreza për prekjen e rrobave të papastra të një personi të sëmurë. Përsëri dorezat duhet të përdoren vetëm një herë dhe pas përdorimit të tyre duhet të lahen duart.

Për t’u informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– Kush dhe si duhet të vetë-karantinohet? (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

– Të gjitha masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>