Si të njohim simptomat e Covid-19 tek fëmijët

Nga Exit News
Si të njohim simptomat e Covid-19 tek fëmijët

Që prej fillimit të pandemisë së Covid-19, 90 fëmijë të infektuar kanë humbur jetën në Amerikë. Në muajin e fundit ka pasur një rritje prej 90 për qind fëmijëve të infektuar në të gjithë Amerikën.

Megjithëse shumica e studimeve thonë se fëmijët janë katëgoria më pak e prekur nga virusi, mjekët amerikanë thonë se nuk mund të thuhet me siguri që virusi është gjithnjë ‘dashamirës’ me fëmijët.

Por cilat janë simptomat më të shpeshta tek fëmijët?

Mjekët e fushës thonë se simptomat tek fëmijët janë të njëjta me ato tek të rriturit: kollë, temperaturë, humbje e nuhatjes apo shijes.

Shenja të tjera të shpeshta përfshijnë çdo lloj vështirësie në frymëmarrje, mungesë energjie, skuqje e lëkurës, veçanërisht ato skuqje që përhapen shpejt në trup, përgjumje.

Pediatrët rekomandojnë që prindërit të njoftojnë sa më parë mjekët nëse fëmijët kanë probleme me energjinë, me të ndjenjurit zgjuar, nëse ankohen se janë të lodhur e të përgjumur shumicën e kohës apo nëse ata nuk hanë e nuk pijnë.

Sipas mjekëve, prindërit janë ‘detektivët’ më të mirë sepse ata e dinë se si sillet zakonisht fëmija i tyre.

Pavarësisht këtyre këshillave, mjekët thotë se ka shumë gjasa që shumica e fëmijëve të mos kenë asnjë simptomë të dukshme. Në këto raste, mjekët këshillojnë prindërit që të kujdesen për vendet ku fëmija i tyre kalon kohën dhe personat me të cilët ka kontakte, si dhe të mundohen t’i shpejgojnë atyre për higjienën personale dhe mos afrimin e tepert me të tjerët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>