Si të regjistroni femijën në shkollë përmes e-Albania

Nga Exit News
Si të regjistroni femijën në shkollë përmes e-Albania

Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë mund të bëhet online përmes e-Albania. Procedurat e regjistrimit janë:

Prindi ose kujdestari ligjorë duhet të plotësojë një formular online në e-Albania.

Ky formular mbërrin në Institucionin Arsimor përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe institucioni arsimor fillon procedurën për trajtimin e kërkesës;

Në qoftë se çdo gjë është në rregull Institucioni Arsimor regjistron aplikantin.

Institucioni Arsimor njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit

Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.

Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar.

Nxënësit lejohet të regjistrohen në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit.

Në rastin e regjistrimit nga një kujdestar ligjor, duhet të paraqitet edhe dokumenti i kujdestarisë.

Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, prindërit mund të kontaktojnë në adresën [email protected].

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>