Si t'i përgjigjesh “fabrikimeve” të medias — një shembull nga Serbia

Si t'i përgjigjesh “fabrikimeve” të medias — një shembull nga Serbia

Pretendime të Pavërteta për Korrupsion në Delegacionin e BE-së në Serbi

Në një intervistë për gazetën kroate Jutarnji Vijesti, Romana Vlahutin ka akuzuar median shqiptare për shpërndarje të “lajmeve të rreme” dhe “fabrikimeve” në lidhje me blerjen e dyshimtë të rezidencës zyrtare të Ambasadorit të BE-së në Tiranë.

Në vend të paraqitjes së një relacioni të plotë dhe transparant të procesit të blerjes, transaksionit dhe kontratës, Delegacioni i BE-së në Shqipëri vazhdon të fshihet pas zëdhënëses Maja Kocijančič.

Deri para intervistës me median kroate, sajuar enkas për konsum indirekt në publikun shqiptar, Ambasadorja Vlahurin nuk ka dhënë asnjë koment apo dëshmi në Shqipëri që do të tregonte se blerja e residencës në Rolling Hills nga Bashkimi Evropian ka qenë në përputhje me standardet e BE-së.

Një shembull nga Serbia

Që përgjigja nga një delegacion i BE-së mund të jetë shumë e ndryshme, tregohet nga një shembull i kohëve të fundit nga Serbia. Në një përgjigje ndaj një artikulli të publikuar më 4 shkurt nga e përditshmja Vecerenje Novosti, me titullin “Delegacioni i BE-së nën dyshime për korrupsion?,” Delegacioni i BE-së në Serbi ka siguruar një mbrojtje të gjatë e të detajuar për veprimin e Delegacionit, duke e zbardhur tërësisht çeshtjen në fjalë, mbështetur nga referenca tek rregullatorët e duhur të BE-së.

Me fjalë të tjera, në vend të akuzimit të mediave për “lajme të rreme”, Delegacioni i BE-së në Serbi dha një argument dhe i bëri kërkesë gazetës Vecerenje Novosti për të publikuar sqarimin.

Ky është ndoshta një shembull që Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Ambasadorja Vlahutin mund ta konsiderojnë në të ardhmen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>