Si u arrestua ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku?

Nga Exit News
Si u arrestua ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku?

Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës, prej 6 muajsh në arrati, u arrestua mbrëmjen e 6 korrik, nga policia e Tiranës.

Mësohet se Kajmaku ka shkuar në një spital privat në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak se vuante nga diabeti dhe sëmundje të tjera kardiake.

Mjekët kanë njoftuar policinë për praninë e Kajmakut.

Kajmaku, në arrati prej 11 nëntorit 2019, akuzohet për ‘falsikim të vulave’, ‘falsifikim të dokumentave’ dhe ‘kryerje e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.

Ndaj tij ka një urdhër arresti dhe masë sigurie ´arrest me burg´, dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës dhe e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit.

Për arrestimin e tij dështuan dhjetëra aksione policore të cilat dyshohen se u dekonspiruan.

Por në mars 2020, Exit News  postoi foto të Agim Kajmakut duke lëvizur lirshëm në Tiranë dhe Vorë.

Madje në muajt e parë të vitit, Kajmaku është parë duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>