Presidenti Ilir Meta publikoi mesazhet e një diplomati të huaj për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në emisionin Opinion. Nga mesazhet kuptohet se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese bllokohen ose lejohen nga Kryeministri Rama.
Më poshtë mesazhet e diplomatit të përkthyera në shqip.
Mesazhi 1: Mirëmëngjes Beni. U takova me kolegët e mi të ambasadës amerikane dhe të BE-së dhe më pas telefonuam Ramën.
Mesazhi 2: Këshillat ligjore të SHBA-së dhe të BE-së nuk e mbështesin qendrimin e Presidentit Meta për pezullimin. Ata besojnë se Arta Vorpsi është emëruar nga mekanizmi i zhbllokimit. Ata do ta bëjnë publik qendrimin e tyre sot dhe ne ramë dakord që unë do t’ju lajmëroja ju përpara se të ndodhë.
Mesazhi 3: Sidoqoftë Rama pranoi që Marsida Xhaferllari të ishte në listën e Presidentit për emërimin e radhës, që do të bëhet shumë shpejt. Rama nuk do ta bllokojë atë. Sërish mua mu kërkua të të kaloj ty këtë mesazh.
Presidenti nuk e tregoi emrin e diplomatit të huaj, por tha se:
“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtarë në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE”.