Pazaret për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta publikon mesazhet e një diplomati të huaj

Nga Exit News
Pazaret për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta publikon mesazhet e një diplomati të huaj

Presidenti Ilir Meta publikoi mesazhet e një diplomati të huaj për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në emisionin Opinion. Nga mesazhet kuptohet se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese bllokohen ose lejohen nga Kryeministri Rama.

Më poshtë mesazhet e diplomatit të përkthyera në shqip.

Mesazhi 1: Mirëmëngjes Beni. U takova me kolegët e mi të ambasadës amerikane dhe të BE-së dhe më pas telefonuam Ramën.

Mesazhi 2: Këshillat ligjore të SHBA-së dhe të BE-së nuk e mbështesin qendrimin e Presidentit Meta për pezullimin. Ata besojnë se Arta Vorpsi është emëruar nga mekanizmi i zhbllokimit. Ata do ta bëjnë publik qendrimin e tyre sot dhe ne ramë dakord që unë do t’ju lajmëroja ju përpara se të ndodhë.

Mesazhi 3: Sidoqoftë Rama pranoi që Marsida Xhaferllari të ishte në listën e Presidentit për emërimin e radhës, që do të bëhet shumë shpejt. Rama nuk do ta bllokojë atë. Sërish mua mu kërkua të të kaloj ty këtë mesazh.

Presidenti nuk e tregoi emrin e diplomatit të huaj, por tha se:

Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtarë në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>