Si u përhap Covid-19 në 24 orë: 4 të infektuar të rinj në Shkodër, 3 në Tiranë

Nga Exit News
Si u përhap Covid-19 në 24 orë: 4 të infektuar të rinj në Shkodër, 3 në Tiranë

7 të infektuar të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, një shifër më e ulët se ajo e një dite më parë, 9 prill kur u zbuluan 9 të infektuar të rinj.

Në ditët e fundit ka pasur një trend rënës të të infektuarve ditorë, të cilët janë luhatur nga 6 deri në 17 për ditë. Javën e kaluar, në ditën më të mirë kishte 16 të infektuar të rinj, ndërsa në ditën më të keqe kishte 29 të infektuar të rinj.

3 prej të infektuarve të rinj janë në Tiranë, duke e çuar totalin në 199. Ndërsa 4 të tjerë janë në Shkodër, ku totali i të prekurve shkon në 49.

Tirana dhe Shkodra janë dy qarqet me numrin më të lartë të të prekurve me Covid-19.

Në Shkodër, të katërt të infektuarit nuk kanë lidhje me rastet e mëparshme:

– Një i infektuar është në lagjen Kiras, po nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e cila ka të gjithë pjestarët e infektuar.

– Një tjetër është banues në lagjen pranë Stacionit të Trenit në Shkodër. Ai nuk ka histori udhëtimi me Italinë, dhe në dijeninë e tij as kontakte me persona të infektuar.

– Dy të tjerë, janë pjestarë të një familjeje dhe banojnë në Livadhas.

Sipas gazetarit Simon Shkreli, në raportim për ABCNews, në Shkodër ka shumë lëvizje qytetarësh, të cilët ende nuk janë ndërgjegjësuar se rreziku nga Covid-19 është shumë më i madh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>