9 të infektuar të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke shënuar rënie krahasuar me ditët e fundit.
Të infektuarit e rinj janë:
- 5 të infektuar në Kurbin, duke e çuar totalin në 7,
- 1 të infektuar në Tiranë, duke e çuar totalin në 246,
- 2 të infektuar në Kukës, duke e çuar totalin në 11,
- 1 të infektuar në Fier, duke e çuar totalin në 36.
Kurbin
5 të infektuarat e reja në Laç të Kurbinit, janë punonjëse në një fasoneri në Krujë, ku janë infektuar dhe të tjerë punonjëse.
Gratë janë banore në zonat e Fushë-Milotit, Fushë-Mamurrasit dhe Malit të Bardhë.
Edhe 2 rastet e para në Kurbin dhe 4 persona të tjerë në Krujë, janë infektuar nga kjo fasoneri, duke e çuar totalin në 11.
Fasoneria ka vazhduar punën si normalisht gjatë gjithë këtyre javëve dhe është mbyllur vetëm mëngjesin e 17 prillit, kur u zbuluan punonjëset e para të infektuara.
Kukës
Të infektuarit e rinj janë familjarë të infermieres, e cila u identifikua si e infetkuar dy ditë më pare. Ajo është infektuar nga kolegu i saj në spitalin rajonal të Kukësit.
Dy familjarët e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në shtëpi.
Prej 11 të infektuarve në Kukës, 5 janë personel të spitalit rajonal.
Fier
I infektuari i ri është i afërm i 3 pacientëve të mëparshëm, babai dhe dy djemtë, banues në lagjen “Afrimi i Ri”.